Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: A po përgatitet ulja e numrit të shqiptarëve në Maqedoni, përmes “300 mijë mërgimtarëve të paregjistruar”?

Shkup, 27 dhjetor – Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, tha se pret që regjistrimi i kryer të tregojë se rreth 300.000 mërgimtarë jashtë Maqedonisë kanë shtetësi, por nuk janë regjistruar.

 

Regjistrimi përfundoi në shtator, ndërsa për përpunimin e të dhënave duhet së paku gjysmë viti.

“Është përpunim që duhet të zgjasë pak kohë. Në regjistrimet e mëparshme, më të hershmet ishin një vit e gjysmë, dhe disa zgjatën dy vjet. Gjashtë muaj është periudhë e shkurtër”, tha Simovski.

Ai shtoi se rezultatet do të dihen vetëm kur të përfundojnë të gjitha fazat e përpunimit.

Simovski deklaroi se ESHS ka ankesa për dhjetëra qytetarë në MPB që refuzuan të regjistrohen. Ata që nuk ishin në shtëpi do të gjenden përmes regjistrave.

Ndryshe, regjistrimi që u mbajt në muajin shtator, përfshiu 1,833,000, ndërsa 205.000 të tjerë u regjistruan jashtë vendit.

Deklarata e Simovskit ka shkaktuar brengosje te një pjesë e ekspertëve shqiptarë të kësaj lëmie. Veçanërisht brengosje shkakton pjesa e deklaratës ku Simovski thotë se regjistrimi pritet të tregojë se nuk janë regjistruar 300 mijë mërgimtarë. Ata parashtrojnë pyetjen mos ndoshta Simovski, sikurse një pjesë e nacionalistëve maqedonas, po pretendon se është regjistruar vetëm diaspora shqiptare, kurse diaspora maqedonase ka bojkotuar regjistrimin. Këto pretendimet bazohen te numri i vogël i mërgimtarëve të regjistrur në Kanada dhe Australi, vende ku thuhet se jeton pjesa më e madhe e diasporës maqedonase? Po të mos ishte regjistruar diaspora shqiptare në vendet ku jeton, kjo do të ishte marë si tregues se nuk kemi shqiptarë në diaspora aq sa jemi lavdëruar. Kurse tani pretendohet ndryshe, se ka kaq ose aq mërgimtarë të paregjitruar, që paraqet absurd më vete.

Regjistrimi si proces realizohet për të treguar se sa qytetarë dhe shtetas ka një vend, e jo sa prej tyre nuk janë regjistruar. Në fakt, si është e mundshme të dihet se sa qytetarë nuk regjistrohen? Për të ditur sa qytetarë nuk janë regjistruar, duhet ditur numrin e banorëve para se të mbahet regjistrimi.

Nëse dihet numri, atëherë parashtrohet pyetja pse duhet të mbahet fare regjistrimi? Pse kemi nevojë të bëjmë harxhime të mjeteve dhe kohës për një process të tillë?

Apo kanë të drejtë ekspertët shqiptarë të cilët shprehen se në prapavijë ekziston shqetësim nga përqinja e lartë e shqiptarëve të regjistruar në regjistrimin e fundit dhe tani numri duhet të ulet në “nivelin e duhur” me 300 mijë mërgimtarët e paregjistruar? Duke pretenduar se ekzistojnë 300 mijë shqiptarë të paregjistruar, do të kontestohen rezultatet e regjistrimit që do të nxjerrë numrin e lartë të shqiptarëve?

Për momentin këto janë vetëm dilema, që duhet hapur jo për të bë presion ndaj punës së Entit të Statistikave, mirëpo për të tërhequr vëmendjen për deklaratën e çuditshme të një profesionisti i njohur si legalist dhe formalist, siç është Apostol Simovski. Ai çdo herë në paraqitjet e tij u përmbahet të dhënave zyrtare dhe nuk meret me supozime, ose me deklarata hipotetike. Për një moment bën përjashtim eklatant duke bë supozime me shifër prej 300 mijë banorëve, që mund të jetë 15 ose 20 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, varësisht se si do të del rezultati përfundimtar. Është shifër më se e mjaftueshme për të bë manipulimet nga më të ndryshmet. Prandaj është me rëndësi që faktori shqiptar me vëmendje ta përcjellë këtë proces, sepse manipulimi me numrat nuk i shkon në interes askujt, por vetëm se dëmton interesin e përgjithshëm.

Related posts

Editorial/ A i nënvlersoi Zoran Zaev partitë më të vogla të koalicionit?

N E

Dimitrievski dhe LSDM i kthejnë shpinën njëri tjetrit, fillon mbledhja e nënshkrimeve në Kumanovë

Z H

Minçev: Nuk kemi dobi nga njohja e “pakicës bullgare” në Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More