Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë/ A do të fitojë “E Majta” rritje te maqedonasit përshkak urrejtjes nga shqiptarët?

Shkup, 9 nëntor – Zgjedhjet e tetorit prodhuan një rrezultat i cili polarizoi shumë skenën politike në vendin tonë, e nga kjo situatë e krijuar, po duket se të gjithë janë humbës, në përjashtim të së “Majtës”, e cila po përfiton maksimalisht nga klima e krijuar ditët e fundit, e kjo do ta bëjë atë një faktor shumë të rëndësishëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

 

Ndoshta e “meta” e sistemit demokratik është se ajo krijon mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët që të zgjedhin apo edhe të zgjidhen, dhe në të njejtën kohë të krijojnë parti apo organizata me qëllime apo ideologji të ndryshme, të cilët përfaqësojnë dhe mborjnë interesat e grupeve përkatëse, por që jo pak herë e njejta është keqpërdorur, pasi ka prodhuar edhe lëvisje me qëndrime ekstreme të cilët janë paraqitur si kërcënim për paqen dhe stabilitetine brendshëm, shkruan Zhurnal.

Krijimi i levizjeve apo partive me prirje ekstreme, është e theksuar sidomos në vendet me probleme të pa zgjidhura etnike, fetare dhe gjuhesore, apo edhe ato që përballen me prbleme të brendhsme ekonomike, sociale dhe politike, pasi në këto rrethana për ta krijohet klima e favorshme për të lindur dhe për tu zhvilluar, pasi ata shfrytëzojnë problemet shoqërore si një aset që i bënë ata më të afërta dhe më të pranueshem nga qytetarët.

Kjo klimë është krijuar edhe në Maqedoninë e Veriut,e cila që nga mëvetësimi i saj është përballur me probleme të shumta etnike, politike, ekonomike, por që të cilat janë intensifikuar sidomos në 6 vitete e fundit, e kjo i ka dhënë jetë rritjes së radikalizmit dhe nacionalizmit në vendin tonë, e falë situatës që u krijua, ndikoi që të themeloheshin lëvizje dhe parti me prirje ekstreme, të cilët janë shumë të dëmshme për paqen dhe stabilitetin e përgjithshmë.

Kriza politike që u shkaktua nga publikimi i të ashtuquajturve “Bomba”, krijuan një spirale shumë të rrëzikshme politike dhe entike në vendin tonë, ku shteti ynë ishte buzë greminës së shkatërrimit të plotë, e kjo krijoi shumë mëri dhe mllef ndaj liderëve dhe partive politike që kishin drejtuar vendin për më shumë se 2 dekada, e kjo “detyroi” qytetarët të kërkojnë opsion për të dal apo për të shpëtuar nga monopoli i atyre që na kishin sjellur vendin dhe shoqërinë në këtë situatë, shkruan Zhurnal.

Në këto rrethana u krijua e “E Majta”, e cila për nga karakteri i saj ishte më shumë popluliste,e kjo e bënte që ajo ti shfrytëzonte shqetësimet dhe problematikat të cilët po tangonin qytetarët e vendit tonë dhe në të njejtën kohë ata u gjendën afër tyre, pasi pushteti kishte kohë që i kishte harruar, e kjo bëri që ky subjekt të rritej vazhdimisht, e bashkë më të edhe shqetësimi për atë që ajo përfaqëson, pasi të njejtet ishin aq radikale saëq mund të prodhonin një desabilitet të fuqishëm jo vetëm në politikëne brendëshme, por ato mund të ndikonin edhe në raport me fqinjët dhe tërë rajonin e Ballkanit.

Duke shfrytëzuar edhe ndasit etnike, Levica dita ditës po arrin që etablohet si një mbrojtëse e Maqedoninsë dhe maqedonasëve ndaj rrezikut qe po u kanoset atyre, e kjo po bënë qatë që të peceptohet nga një numër gjithën më i madh i elektoratit maqedoas si subjekt i vetëm që i mbron ata dhe interesat kombëtare të tyre, e kjo po e shëndrron atë në një faktor të fuqishëm në kampin politik maqedonas, shkruan Zhurnal.

“E Majta” po merr një reklamim dhe ndihmë të pa shembullt nga subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët po zhvillojnë një fushatë të fuqishme kundër së njejtës, e që e gjithë kjo po mundohet që të kamuflohet si patriotizëm por që realisht kjo është një luftë për pushtet, e cila është intensifikuar ditët e fundit, pasi ata po “synojnë” që të nxjerrin zbuluar këtë parti dhe të ekspozojnë rrezikun që ajo paraqet për të ardhmen e vendint dhe për shqiptarët në veçanti.

Kjo situatë histrterike e krijuar, po prodhon një mjedis shumë delikat, ku shqiptarët me dije apo pa dije, po rrisin Levicën në sytë e elektoratit maqedonas, ku e njeta jo vetëm që nuk po pengon apo reagon për sulmet që po bëhen në drejtim të saj, por duket se në një mënyrë ata po e stimuon të njejtën, pasi në këto rrethana përfituesja me e madhe nga kjo luftë është ajo, ndërsa të tjerët vetëm po i kryejnë shërbim asaj, pasi kjo do ta fuqizoj të njejtën duket e bërë një faktor shumë të rëndësishëm në politikën e Maqedonisë së Veriut.


Kjo situatë po e paraqet atë se është një parti e cila ka kundërshtimin e shqiptarëve, e që e gjithë kjo po i rrit poenat poltik tek një pjesë nacionaliste e elektoratit maqedonas, e në të njejtën kohë kjo po përcjell një mesazh se partitë tjera LSDM dhe VMRO-DPMNE, janë të pranueshëm nga kjo etni pasi ata pranojnë çdo gjë që kërkohetprej tyre, kurse Levica është e vetmja që po i mbron ata nga “ekspansioni” shqiptarë, e kjo është një qëndrim sa shqetësues aq edhe i rrezikshëm.

Kjo nuk është një hipotezë apo proagandë, por ketë e dëshmojnë edhe numrat, ku kjo parti që nga themelimi i saj në vitin 2015 kishte rreth 12 mije vota ndërsa në zgjedhjet e fundit 48 mijë vota, pra një rritje prej 36 mijë në vetëm 5 vite, e ndërsa me sulmet e fundit që po i bëhen asaj, Levica do të tërheq edhe më shumë të pavendosur, nacionalist, apo edhe të zhgënyer, e që e gjithë kjo do ta forcoj edhe më shumë atë.

Duke qenë me vetëm 2 deputet, ajo po arrinë që të shkaktoj kaq tension në politikën e brendshme të Maqedonisë së Veriut, e ndoshta me shërbimin që po i’a bëjnë shqiptarët dhe gjithë situata tragjiko-komike e krijuar në ditët e fundit, po e ngrisin atë drejt majave të pushtetit, e ndoshta atëherë ajo do të ketë edhe mundësi që të i zbaojë në praktik progarim dhe platformën e saj, pasi këtë mundësi ja dhan shqiptarët kur duke e sulmuar menduan se do ta mposhtin por që të njejtët vetëm e fuqizuan, shkruan Zhurnal.

Mjedisi politik shumë herë gjatë historisë ka prodhuar subjekte, të cilat janë menduar se mund të shfrytëzohen për të marrë pushetin apo për të kaluar krizat e ndryshme, por që pastaj e njejta “krijesë” ka ngjallur frik dhe shqetësim te ata, e nga kjo duhet të marrim mësim subjektet shqiptare, pasi nesër mund te jetë shumë vonë.///Zhunral.mk

Related posts

Në kovid qendrën në Dibër është hospitalizuar pacient pas gati dy muajve

Redaksia

Interes i madh i qytetarëve të Kërçovës për vaksinim kundër gripit sezonal

D V

Ivanov: Duhet patjetër të gjejmë zgjidhje me Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More