Agjencia Zhurnal.mk.

Analistët për zgjerimin e BE-së: Bëmë kompromise, BE nuk po na e kthen njësoj

Shkup, 19 tetor – Vënia në Stand By e procesit të zgjerimit, sipas tyre, dekurajon jo vetëm vendin tonë por tërë Ballkanin Perëndimor.

 

“Opinioni është plotësisht i vetëdijshëm për standardet e dyfishta të cilat janë në nivelin europian. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi bërë shumë kompromise, ndërsa BE nuk ka përcjellë atë të cilën e kemi pritur.”,- tha drejtoresha e Institutit për Politika Europiane, Simonida Kacarska.

“Do të vendoset në stenbaj vazhdimi dhe zgjerimi i BE posaçërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, por pa zgjedhjet e problemit bilateral nuk është i mundur, vetëm nëse ndryshohet mënyra e votimit Brenda në BE.”,- u shpreh profesori universitar, Marjan Gjurovski.

Por analistët fqinjë thonë se me kaq investime në Ballkanin Perëndimor, është e pabesueshme që be të heqë dorë nga rajoni.

“Në raportin e Bashkimit Europian edhe Serbia edhe RMV janë vlerësuar me nota pozitive edhe në bashkëpunimin ndër-rajonal, dhe ky është sinjal se BE e cila gjatë këtyre dy dekadave po investon shumë mjete dhe kapacitet nuk do të heq dorë aq lehtë nga Ballkani Perëndimor.”,- theksoi Dragan Xhukanoviç nga Qendra për Punë të Jashtme – Serbi.

Në konferencën online të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, njëzëri u konstatua se RMV dhe i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të vazhdon rrugën eurointegruese, sepse alternativë tjetër nuk ka, por edhe të bëjnë përpjekje për tejkalimin e problemeve bilaterale.

Related posts

Filipçe: Duhet të përgatitemi për çdo skenar të epidemiologjisë, nuk e dimë çfarë mund të ndodhë

Z H

Për një javë kanë humbur jetën 200 pacientë me coronavirus në Maqedoni

D V

Paraqiten 500 amendamente në Propozim-ndryshimet e Kodit Zgjedhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More