Agjencia Zhurnal.mk.

Analistët për skenën e re politike në Maqedoni: Rikthim i nacionalizmit dhe radikalizmit, apo i një VMRO-je të reformuar?!

Analistët politikë në Shkup  prej këndvështrime të ndryshme e analizojnë  rikomponimin e skenës politike në Maqedoninë e Veriut.

 

Profesori dhe diplomati Denko Malevski, pas fitores së VMRO-DPMNE-së, pa hezitim konstaton se kemi “një garniturë të nacionalistëve dhe radikalëve”, që duan ta marin pushtetin përmes zgjedhjeve të parakohshme, shkruan Zhurnal.

Garnitura e re e nacionalistëve dhe radikalëve që po përgatitet ta marë pushtetin në Maqedoni nuk ka kurrfarë gjasa të ecë para drejt Evropës. Kundërshtarëtë Marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe Marëveshjes me Bullgarinë, si dhe kundërshtarë të ligjit për gjuhët, do të prodhojnë jo vetëm kriza politike vendore, por do të na përplasin me partnerët tanë në Uashington dhe Bruksel”, shkruan Malevski në kolumnën e tij të fundit.

Mirëpo analisti Sefer Tahiri, vetwm dy ditw para zgjedhjeve vlerësoi se tani kemi një VMRO-DPMNE të reformuar dhe me mendësi të re.

“VMRO-DPMNE-ja bën tranzicion në kuptimin e ndryshimit të mendësisë politike sepse kalon nga koncepti Maqedonia e maqedonasve, Maqedonia e popullit maqedonas tek koncepti Maqedonia për të gjithë qytetarët. Unë mendoj se është një ndryshim i rëndësishëm jo për VMRO-DPMNE-në, por për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi”, tha në “Alsat” javën e kaluar profesori universitar , Sefer Tahiri.

Në opinion parashtrohet pyetja se a do të ketë ndikim realiteti i ri politik në Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Denko Malevski haptazi shpreh ngurrimin e tij se fitorja e VMRO-DPMNE-së, mund të dëmtojë këtë proces.

“Kuptohet aleatët do ta respektojnë vullnetin e shprehur të popullit në Maqedoninë e Veriut, por dyert e BE-së do të mbeten të mbyllura deri sa nuk ftohen kokat e garniturës së re të nacionalistëve dhe radikalëve që dëshiron të nxisë zgjedhje të parakohshme për ta marë pushtetin”, thekson Denko Malevski.

Kurse gazetari Branko Gerovski, ka një ide interesante se si të zgjidhet problemi me Bullgarinë, si çështje kryesore që ka bllokuar për momentin hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Edhe pse nuk jam politikan, do të merrja guximin të them se nga ky moment nuk ka nevojë për shpejtim të tepruar. Përveç kësaj, është radha t’ë lejohet Zoran Zaev ta pranojë në dorë ‘pataten e ngrohtë’ nga Sofja dhe të shohim se si do të gjendet. Nuk e shoh të nevojshme që opozita tani t’i ‘djegë’ duart, ajo është detyrë e dikujt tjetër”, ka deklaruar Gerovski në intervistën e tij për Zhurnal.

Related posts

Gërçeci rreshtohet pas Blerim Bexhetit

D V

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

D V

Spitali i Strugës i gatshëm për valën e re të koronavirusit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More