Agjencia Zhurnal.mk.

Analistët: Në ditët në vazhdim do të rritet dinamika e dialogut

Njohës të rrethanave politike në vend vlerësojnë se në ditët në vazhdim do të rritet dinamika e dialogut dhe do të kërkohet më shumë konstruktivitet nga Kosova dhe Serbia.

Por të njëjtit nuk janë optimistë se mund të arrihet marrëveshje e shpejtë përfundimtare me njohje të ndërsjellë, pasi këtë sipas tyre, nuk e dëshiron  Serbia.

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shtuar presionin kohët e fundit ndaj Kosovës dhe Serbisë për dialog.

Njohësit e rrethanave politike në vend janë të mendimit që në muajt në vazhdim do të rritet dinamika e bisedimeve për të arritur normalizim të plotë ndërmjet vendeve, por nuk presin zgjidhje të shpejtë përfundimtare.

Analisti Blerim Burjani për Radio Kosovën ka deklaruar se nuk pret zgjidhje të shpejtë, pasi këtë nuk e dëshiron Serbia. “Nuk jam optimist se do të këtë një zgjidhje përfundimtare, pasi Serbia kaherë e ka bërë me dije se nuk është fare e interesuar për zgjidhje përfundimtare, por është e interesuar për lojëra me ndërkombëtarët, për të thënë se është për paqe dhe stabilitet dhe  dëshiron të rrisë status kohën politike me secilin kusht, d.m.th kjo është shumë e dëmshme për politikë”, ka deklaruar Burjani.

Analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se BE dhe SHBA do të kërkojnë nga palët që të jenë më shumë konstruktive. “Dialogu do të vazhdojë më dinamikë më ta madhe, mirëpo do të kërkohet nga palët të jenë më konstruktive dhe të mos humbasin kohë në  performansa  të këtilla politike sikurse deri tani”, ka thënë  Muhaxhiri.

Kryeministri Albin Kurti marrëveshjen për targat, e ka konsideruar hapje të rrugës për përshpejtim të dialogut edhe për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai madje duke iu referuar edhe planit evropian të mbështetur nga Gjermania e Franca, e ka përmendur marsin e vitit 2023 si kohë kur do të mund të arrihet kjo marrëveshje.

Related posts

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh, plagët që ka dhe jetën që bën

D V

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

D V

Sot varroset 48 vjeçarja që u vra nga përleshja mes dy grupeve kriminale në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy