Agjencia Zhurnal.mk.

Ana Kabashi duket e mrekullueshme në veshje tradicionale shqiptare

Ajo tashmë është shndërruar në një nga artistet më të pëlqyera në tregun shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila vazhdon të jetë shumë e komentuar për karrierën profesionale e po ashtu edhe për postimet që bën në rrjete sociale.

Ndonëse shquhet për stilin e veçantë, ylli këtë herë është shfaqur shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Bukuroshja nga Peja mori vëmendje me një paraqitje të mrekullueshme në veshje tradicionale shqiptare, që ngërthejnë në vete edhe elemente moderne.

“Në një mënyrë tradicionale. Shihemi për Vitin e Ri”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.

Duket se Ana ka rezervuar diçka për fansat në fundvit, përkundër se nuk zbuloi më shumë.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Komplimentet kanë qenë të shumta në fotografitë që po ashtu morën mbi një mijë pëlqime.

Ky fotosesion i Kabashit shihet të jetë realizuar në Deçan, në të cilin nuk munguan as motivet e tjera kombëtare shqiptare. 

Related posts

2 Ton publikon videoklipin e këngës “Gotat nalt”

D V

Soni Malaj mahnit me fizikun atraktiv, ndërsa publikon imazhe në bikini

D V

Liam Payne dhe Kate Cassidy rikthehen sërish bashkë

D V