Agjencia Zhurnal.mk.

Ana e mirë dhe e keqe e çdo shenje astrologjike

Çdo njeri ka anët e mira dhe të këqija dhe ne fakt ato varen shume edhe nga shenjat astrologjike. Zbuloni tiparet për gjithsecilin.

 

Dashi: Entuziastë, por të paduruar

Liderë të lindur, dashët njihen për entuziazmin dhe gëzimit në jetë. Mjaft energjikë, ata jetojnë mirë dhe dinë të çmojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës. Vetëm se shumica prej tyre janë kokëfortë dhe të paduruar. Ata nuk durojnë dot të rrethohen nga persona të pandërgjegjshëm dhe të pasigurt në vetvete.

Demi: Të besueshëm, por përtacë

Demat janë persona tek të cilët mund të keni besim. Gjithmonë të disponueshëm, ata mundohen të bëjnë më të mirët për t’iu dëgjuar. Vetëm se… ata janë paksa përtacë dhe kjo është një anë negative.

Binjakët: Inteligjentë, por të paqëndrueshëm

Binjakët njihen për inteligjencën e tyre të jashtëzakonshme. Ata hyjnë lehtësisht në kontakt me të tjerët, por në shumë momente janë të paqëndrueshëm. Atyre ju ndryshon shpesh humori dhe nuk arrin dot t’i identifikosh.

Gaforrja: Të vëmendshëm, por shumë të ngjitur

Gaforret janë të sjellshëm dhe të nevojshëm. Ata janë tej mase besnikë dhe mundohen t’iu gjenden gjithmonë pranë atyre që duan. Cila është ana e tyre negative? Duke u përkujdesur dhe duke qenë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje, ata bëhen shumë ngjitës.

Luani: Joshës, por kokëfortë

Tërheqës dhe karizmatikë, luanët kanë çdo gjë që t’iu pëlqejnë të tjerëve. Nga ana tjetër, kokëfortësia ju sjell probleme dhe mund t’i bëjë edhe arrogantë. Ata kanë përherë përshtypjen sikur bota vjen rreth e rrotull tyre.

Virgjëresha: Të kuptueshëm, por perfeksionistë të tepruar

Personat e shenjës së virgjëreshës janë më të kuptueshmit dhe më të hapurit nga të gjithë. Ata janë të dëgjuar dhe duan të mësojnë nga të tjerët. Problemi qëndron se bëhen shumë të fiksuar pas perfeksionit dhe e teprojnë.

Peshorja: Diplomatë, por të pavendosur

Peshoret janë diplomate shumë të mirë. Ata dinë si të veprojnë dhe si të japin këshilla, vetëm se janë të pavendosur dhe hezitojnë.

Akrepi: Pasionantë, por të përhumbur

Nëse ka një gjë që karakterizon akrepat ai është pasioni. Ata nuk e mendojnë dot jetën pa të dhe kur e humbasin ndihen të përhumbur. Ndonjëherë mund të jenë edhe xhelozë dhe posesivë.

Shigjetari: Aventurierë, por indiferentë

Shigjetarët janë gjithë kohës në humor dhe gati për të ndërmarrë çdo lloj aventure. Ana negative është së e kanë vështirë t’i shprehin ato që ndiejnë dhe duken shpesh indiferentë e të pandjeshëm.

Bricjapi: Ambiciozë, por manipulues

Bricjapët janë ambiciozë të pakufishëm. Ata bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të realizuar ëndrrat, madje edhe duke përdorur manipulimin.

Ujori: Pararendës, por të paparashikueshëm

Pararendës , por të paparashikueshëm, ujorët janë personat me të ndërlikuar dhe më të vështirët për t’u kuptuar. Atyre ju pëlqen të planifikojnë në avancë sepse nuk iu pëlqejnë surprizat e këqija, por pranë tyre asnjëherë nuk e kë të sigurt çfarë do të ndodhë.

Peshqit: Kreativë, por shumë të ndjeshëm

Peshqit janë tejet kreativë. Ata i besojnë shumë intuitës së tyre, por ndonjëherë janë hezitues dhe të pasigurt. Natyra shumë ë ndjeshme i bën të mos kenë shumë besim tek të tjerët nga frika se mos tradhtohen.

Related posts

10 librat që çdo biznesmen duhet t’i lexojë

Xh M

Tri shprehitë që i praktikojnë njerëzit e lumtur

Lea Muslija

Ndiheni vazhdimisht të lodhur, 5 shkaqet kryesore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More