Agjencia Zhurnal.mk.

AMS: Jetën e kanë siguruar mbi 242 mijë qytetarë, kanë investuar 21.5 milionë euro për 9 muaj

Shkup, 24 dhjetor – Investimet në sigurimin e jetës arritën në 1,32 miliardë denarë (21,5 milionë euro) dhe në nëntë muajt e parë të këtij viti janë rritur për 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mbi 242 mijë qytetarë kanë një policë të sigurimit të jetës përfshirë shtatorin e këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

“Në periudhën janar-shtator pesë shoqëritë e sigurimeve të jetës kanë lidhur mbi 39 mijë kontrata sigurimesh. Në vlerën e totalit të investimeve në sigurimet e jetës, pjesëmarrjen më të madhe e ka sigurimi i jetës, ku përfshihet komponenti i kursimeve. Ky produkt sigurimi me policën e sigurimit të jetës ofron mundësinë për të kursyer fondet e investuara të sigurimit dhe për t’iu paguar të siguruarit pas skadimit të policës. 838 milionë denarë (13,6 milionë euro) janë investuar në sigurimin e jetës me komponentë të kursimit në nëntë muajt e parë të këtij viti”, thonl nga AMS.

Shtojnë se në sigurimin klasik të jetës që mbulon rrezikun nga vdekja, në këtë periudhë janë investuar 237 milionë denarë (3,9 milionë euro).

“Ky produkt, i njohur gjerësisht si “sigurimi i rrezikut”, ofron kompensim financiar për anëtarët e familjes apo të dashurit e tyre në rast vdekjeje të të siguruarit, por nuk ka asnjë komponent kursimi. Kjo do të thotë se fondet e investuara nuk i kthehen të siguruarit pas skadimit të kontratës së sigurimit”, shpjegojnë nga AMS.

Sigurimi “Junid Linkd ” theksojnë, është klasa më e fundit në tregun tonë të sigurimit të jetës.

“Në këtë sigurim fondet e investuara nuk kursehen por investohen në aksione të fondeve të investimit që blejnë aksione dhe letra të tjera me vlerë të tregtuara në bursat botërore. Në këtë klasë sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë shumë të garantuar sigurimi që paguhet kur mbaron periudha e sigurimit. Kjo do të thotë se kur skadon afati i kontratës, i siguruari merr vlerën e aksioneve të fondit të investimit në të cilin janë investuar paratë. Në nëntë muajt e parë në këtë produkt të sigurimit janë investuar 250 milionë denarë (4,1 milionë euro). Ka një trend në rritje të këtij sigurimi në sigurimin total të jetës”, theksojnë nga AMS.

Theksojnë se për nëntë muajt e parë, pesë kompanitë e sigurimeve në të gjitha bazat kanë paguar dëme prej 400 milionë denarësh (6,5 milionë euro). Prej tyre, në rast të vdekjes së personave të siguruar të personave të tyre të afërt dhe familjarëve të mbuluar nga “sigurimi i rrezikut”, janë paguar 36,3 milionë denarë (590.000 euro).

“Në sigurimin me komponentë kursimi, 345 milionë denarë (5,6 milionë euro) u janë paguar të siguruarve të cilëve u ka skaduar kontrata, u është ndërprerë sigurimi ose janë kompensuar të afërmit e të siguruarve që kanë vdekur. Në “Unit Link” sigurimi për këtë periudhë është paguar 17,2 milionë denarë (280.000 euro) dëmshpërblim. Për këtë vlerë shlyerja (kontratat e shkëputura para kohe me kërkesë të të siguruarit) merr pjesë me 12,6 milionë denarë (205.000 euro)” saktësojnë nga AMS.

Related posts

Regjistri Qendror do të punojë me orar të zgjatura për paraqitjen e aplikimeve për zgjedhjet lokale

N E

Kompania ajrore Wizz Air ul avionët e parë në Aeroportin e Kukësit, ofron 4 fluturime drejt Evropës

Z.H

Varianti i ri i virusit arrin kulmin pas 2 javësh, nga KSI thonë se nuk ka vend për panik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More