Agjencia Zhurnal.mk.

Amnistia fiskale/ Përfaqësuesja e FMN: Shqipëria nuk është gati

Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj si dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, foli në lidhje me situatën ekonomike në Shqipëri. Shefja FMN-së në Tiranë, Yan Sun, u shpreh se ekonomia shqiptare ka pësuar dëme të mëdha që prej periudhës që prej 2020, por vendi i ka kaluar mirë.

Por përfaqësuesja e FMN nuk la pa komentuar edhe amnistinë fiskale, një nismë kjo e ndërmarrë nga qeveria.

Teksa shprehu shqetësimine  të gjithë ndërkombëtarëve, ajo u tha se Shqipëria për arsye teknike si dhe të mos zhvillimit në disa elementë nuk është gati për këtë projektligj. Duhet një nivel sipas Sun që të kapërcehet drejt kësaj amnistie në mënyrë që të shmangen rreziqe si pastrimi i parave dhe terrorizmi.

Ne kemi marrë ligin që kur doli për konsultim publik dhe kemi patur komentet dhe shqetësimet tona. Projekt ligji mund t ëkonsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsideruehsme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre. Qeveria duhet të korrigjojnë aminisinë në një program të projektit vullnetar.

E po kështu me një sistem të përshtatëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun q ëka një aftësi për të kuptuar nëj gjë të tillë. Sistemi i DPT, me kalimin e viteve duhet të ketë një ecuri akoma më të madhe duhet të forcojë kapacitetet e veta. Ndëkrohë qe aktualisht nuk është një këtë nivel. Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim ëhstë e vështirë që në të tilla kushte të bëhen ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.’- tha përfaqësuesja e FMN-së.

Related posts

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

PD kallëzon kryetaren e Kuvendit në Prokurori

D V

Gjendet i pajetë trupi i një emigranti në Drenove të Korçës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy