Agjencia Zhurnal.mk.

Amnistia fiskale dhe viti zero

Nga Gjon Ndrejaj

Përsëri është hedhur për diskutim idea  e kahershme e amnistisë fiskale. Qeveria ka përgaditur një projekt ligj dhe e ka shtruar atë për konsultim publik. Me gjithë kundërshtitë e opozitës dhe disa këshilla të institucioneve ndërkombëtare për të “qenë të kujdesshshëm” në këtë drejtim, duket se qeveria është e vendosur për të realizuar një amnisti fiskale më të plotë se herët e tjera. E them këtë për shakak  se amnistitë e realizuara deri tani, si ajo e vitit 2010 dhe 2017 nuk kanë qnë të plota.

Amnistia fiskale nuk është një shpikje shqiptare, por ajo është aplikuar në shumë vende të botës.Ajo është aplikuar si në vendet në zhvillim,ashtu dhe ato të zhvilluara, si: në Europë; (Belgjikë, Francë, Irlandë, Itali, Zvicër); Amerikën Latine (Argjentinë, Bolivi, Brazil, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador, Honduras, Meksikë, Panama, Peru, Uruguai); Azi (Indi, Malajzi, Pakistan, Sri Lanka) dhe Paqësor (Australi, Indonezi, Zelanda e Re, Filipine). Përgjithësisht ajo është aplikuar në ato vende ku shteti ligjor nuk është i konsoliduar. Nevoja e amnistisë fiskale buron nga niveli i lartë i evazionit fiskal dhe akumulimi i pasurive të pa taksuara, rrjedhojëpa aftësisë së administratës fiskale për të përmbushur funksionet e veta.

“Poterja” vazhdon…

Idea e amnistisë fiskale është artikuluar edhe më herët nga aktorë të ndryshëm të politikës dhe ekonomisë. Kujtojmë këtu idenë e Presidentit Meidani në vitin 2003,e cila u mbështet edhe nga guvernatori i bankësqendrore, apo tentativa të mëvonshme të aktorëve politikë në prag fushatash elektorale për falje detyrimesh, të cilat cilat kanë“dështuar me sukses”, ashtu sic kanë dështuar edhe ato të vitit 2010,2017;të cilat në vlerësimin tim konsiderohen të tilla, pasi nuk plotësuan synimet për të cilat ndërmerret një amnisti.

Në 12.07, të vitit 2003 në një shkrim të publikuar në gazetën “Shekulli” me titull “Poterja e amnistisë fiskale” kam paralajmëruar se  një amnisti fiskale nuk mund të jetë e plotë, përvec të tjerave, në se nuk deklarohen pasuritë e biznesit. Me sa duket kjo ide ( e cila nuk është vetëm e imja)është jetësuar në projektin e paraqitur nga qeveria dhe të hedhur për diskutim publik.Por rreth këtij projekti po bëhet shumë potere dhe në këtë rast mirë bëhet, ku janë përfshirë politikanë, sociologë, organizata jo qeveritare dhe për fat të keq më pak profesionistë të fushës së financave, të cilët për shkak të detajeve dhe dobësive të projektit të paraqitur nga qeveria, nuk duken shumë entuziastë.Por më duhet ta them që në fillim, se  unëshprehem dakord me idenë e paraqitur, për një amnisti fiskale të thellë por njëherit vërej se,projekti  ka shumë mnagësi dhe  bart shumë rreziqe , sa që duket se e justifikon “poteren” e opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare.

Në këtë shkrim po përpiqem të hedh disa nga shqetësimet kryesore që duket se ky projekt bart dhe që domosdoshmërisht  duhen rregulluar.Në kuadrin e konsultimit publik do të adresoj në organet qeveritare , vrejtje dhe komente më të hollësishme me shpresën se ato mund të reflektohen.

Projekti dhe mangësitë.

Në artikulimin publik të kryeministrit dhe të tjerëve duket se kjo amnisti i referohet riatdhesimit të pasurive të emigrantëve por në fakt përmbajtja e projektit dhe situata korente në vendin tonë duket se ajo adresohet më shumë ndaj evzionit fiskal  të biznesit ndër vite dhe pa dashur ta konsideroj këtë si një “grackë”, më duhet të them se fokusi kryesor dhe përfitimet më të mëdha do tëjenë pikërisht në këtë drejtim.

Njëherit të bie në sy fakti dhe nga përmbajtja e projektit të krijohet përshtypja se, qeveria kërkon ta realizojë këtë amnisti për përfitime të castit, rritjen e të ardhurave buxhetore dhe nu ka ka parashikuar mekanizma që do të nxisin zhvillimin ekonomik në periudha të ardhshme dhe që kanë të bëjnë me përdorimin e prioritizimin  e këtyre burimeve në sektorë të vecantë të ekonomisë.

Me gjithë kufizimet e përjashtimet e përcaktuara në këtë projekt të cilat janë të shumta, projekti nuk garanton përësri mbylljen e kanaleve  të pastrimit të parave dhe depërtimin e atyre të fituara nga krimi ,duke lënë shtigje e kanale të hapura.Ndërkohë një numër i madh aktesh nënligjore të parashikuara të nxirren nga nga Ministri përgjegjës për financat, është një kanal tjetër i mundshëm abuziv, ndërkohë që projekti nuk përcakton së paku parimet dhe kriteret mbi të cilat duhen nxjerrë këto akte, ashtu sic përcaktohen në nenin 118/2 të Kushtetutes.

Më në detaje disa nga përmirësimet që mendoj se i duhen bërë projektit janë :

Kufiri monetar i deklarimit është përcaktuar në masën e dy milion euro me sa duket si një masë për parandalimin e depërtimit të burimeve financiare kriminale në këtë proeces. Nuk e di se mbi cfarë kriteresh janë mbështetur autorët e projektit por ky kufi më duket tërësisht i pa studiuar, evaziv dhe empirik. Në se i referohemi shumave në të holla, më duhet të them se kjo është tërësisht e pa argumentuar dhe e rrezikshme. Asnjë individ i punësuar jashtë vendit ose një familje emigrantësh nuk mund të sigurojë kurrësesi një pasuri të tillë nga punë në të zezë.Nga ana tjetër një familje emgranti me pesë anëtarë, i jepet mundësia të legalizojë deri në 10 milion euro… Por në se i referohemi pasurive të paluajtshme kjo shumëështë e vogël dhe kufiri është krejt pa kuptim. Nga evazioni i kryer nga subjekte të ndryshme tatim paguese ose jo, janë krijuar pasuri që i tejkalojnë disa herë kufirin monetar të përcaktuar në projekt.   Ajo që duhet bërë kujdes në projekt nuk mendoj se duhet të jetë kufiri monetar por vlerësimi i burimeve se nga është krijuar pasuria dhe evidentimi i faktit, në se kjo pasuri është me burime kriminale apo është rezultat i evazionit fiskal/kriminal. Në këtë kuptim mendoj se kufiri monetar i përcaktuar në projekt është krejt i panevojshmëm dhe duhet të hiqet duke forcuar dispozitat  të tjera lidhur me verifikimin e burimeve.

Nuk ka asnjë kriter të përcaktuar në projekt lidhur me përmbajtjen e deklaratës. Mendoj se përmbajtja e deklaratës duhet të jetë e tillë që të garantojë dhe të identifikojë burimet e krijimit të pasurisë dhe kjo duhet përcaktuar në ligj të paktën si kritere,përndryshe i hapet rrugë administratës që të legalizojë pasuritë të cilat nuk duhen legalizuar apo amnistuar. Duhet të mbajmë parasysh edhe faktin se një proces i tillë ka ekspozicion të lartë ndaj korrupsionit dhe për rrjedhojë fuqitë individuale të zyrtarëve apo ai që quhet diskrecion ,duhen kufizuar.

Tarifat e përcaktuara të tatimit të posacëm duket se janë krejt empirike (përse një, po sa?) për kategoritët e pasurive si për ato në likuiditet, ashtu edhe për pasuritë e paluajtshme.Nga ana tjetër ka një mbitaksim pa sens , në rastet kur likuiditetet investohennë tituj shtetërorë,bono thesari apo obligacione. Kështuato tatohen; në rastin e deklarimit, kur investohen dhe kur maturohet fitimi nga investimi, një gjë totalisht e pakuptimtë e cila frenon të gjithë procesin. Si një lapsus apo nuk e di për cfarë arsye, projekti parashikon që“Subjekti deklarues nuk mund ti tërheqë shumat në të holla të depozituara deri në përfundim të afatit të zbatimit të këtij ligji” (neni 11/3).

Por në se projekti është kujdesur që të parashikojë mekanizmat e taksimit të diferencave të pasurive që rezultojnë në pasqyrat financiare edhe pse jo shumë qartë, ai nuk ka parashikuar mënyrat e veprimit për ato pasuri që subjektet nuk deklarojnë. Kjo e minon gjithë procesin e deklarimit dhe të aministisë fiskale. Askush nuk do të jetë i interesuar që të deklarojë pasuritë e fituara që kanë si burim evazionin fiskal, kur ato sipas këtij projekti ashtu si edhe deri sot, mund të vazhdojnë të “qetë” rrugën drejt zhvillimit të mëtejshëm.

Masa dhe instrumente efikase duhej të përcaktoheshin në projekt për të garantuar parandalimin e pastrimit të parave dhe mos cënimin e konkurencës të tilla si verifikimin e burimeve të krijimit të pasurive si dhe një taksim të diferencuar për likuiditetet por edhe midis tyre dhe pasurive të paluajtshme.

Projekti ka një seri nenesh dhe dispozitash që janë më tepër deklarative dhe nuk sanksionojnë detyrimin e organeve apo të subjekteve për të realizuar ndryshime sipas qëllimti të ligjit dhe si të tilla nuk pse të jenë pjesë e projekt ligjit.

Lidhur me  të ashtuquajturën amnisti penale, projekti duhet të marrë parasysh se, ai prek ligje të tjera/kode, si atë penal dhe të procedurës penale, të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar për ndryshimin e tyre dhe kjo kërkon edhe vullnetin e opozitës, i cili deri tani duket se mungon.

Post aministia ose viti zero.

Projekti parashikon një periudhë prej nëntë muajsh për implementimin e tij, ndërkohë që gjithashtu afate të tjera  të përcaktuara në projekt duken si të nxituara. Në opinionin tim ky afat mund të ishte edhe më i gjatë ndoshta një vit, ndërkohë që për pasuritë e emigrantëve në likuiditet mund të ishte edhe pa kufi.

Lehtësira fiskale në përputhje me politikat zhvillimore të qeverisë, duhej të ishin parashikuar me qëllim që të nxiteshin sektorë të ndryshëm të ekonomisë në rastin e investimeve që kanë si burim pasuritë dhe likuiditetet e cliruara nga aministia.

Me qëllim që të rritej besimi i publikut në këtë proces por edhe i investitorëve është e nevojshme që të garantohet një transparencë gjatë gjithë procesit, gjë e cila jo vetëm do të siguronte pjesmarrjen e publikut në këtë proces por do t’i ndihmonte dhe vendimarrjeve efikase dhe të drejta për legalizimin e pasurive.

Ajo që  i mungon  tërësisht projektit por edhe minon gjithë procesin e amnistisë , është sanksionimi i masave që duhet të marrë administrata fiskale në rastin kur nuk ka deklarime vullnetare të pasurive të plauajtshme të biznensit dhe kur burimet e tyre rezultojnë të jetë evazioni fiskal. Kjo do të kishte një efekt edhe lidhur me rritjen e besimit të taksapaguesve dhe të biznesit  për konkurencën e ndershme si dhe për faktin se një amnisti e tillë  nuk do të përsëritej në tëarthmen. Projekti duhet të parashikojë një set masash dhe mekanizmash për skanimin e pasurive të biznesit dhe burimeve të krijimit tyre pas mbarimit të deklarimit vullnetar si dhe sanksionet përkatëse. Kjo jo vetëm do të garantonte barazinë midis subjekteve por do të nxiste edhe deklarimin vullnetar dhe implementimin e aministisë fiskale në tërësi. Një parashikim i tillë do të krijonte bindjen për një “vit zero” pas të cilit do të fillonte një epokë e re e konsolidimit fiskal dhe e barazisë subjekteve.

Related posts

A do i blen NASA të drejtat ekskluzive prej BDI-së për të shfaqur në Mars “Komedinë me Kuvendin dhe Presidentin”?

I Z

Diplomacia, në mes të misionit dhe profesionit…

Xh M

Dëmi që i bëri Shqipërisë bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky