Agjencia Zhurnal.mk.

Amerikanët rikthehen në Hënë, zbarkon me sukses anija kozmike “Odysseus”

Një kompani amerikane ka bërë histori duke u bërë firma e parë komerciale që zbarkon një anije kozmike në Hënë.

Intuitive Machines me bazë në Houston zbarkoi robotin e saj, Odysseus pranë polit jugor hënor.

U deshën disa minuta që kontrollorët të konstatonin se mjeti lundrues ishte ulur dhe morën përfundimisht një sinjal prej saj, raporton bbc.

“Ajo që mund të konfirmojmë, pa dyshim, është se pajisjet tona janë në sipërfaqen e Hënës dhe ne kemi sinjal”, tha drejtori i fluturimit Tim Crain.

Ishte një moment i rëndësishëm, jo vetëm për shfrytëzimin komercial të hapësirës, por në përgjithësi për programin hapësinor amerikan.

Hulumtimi kryesor do të jetë sjellja e pluhurit hënor, të cilin astronautët e Apollo-s thanë se ishte shqetësim serioz pasi po u bllokoheshin pajisjet e tyre.

Ndryshe, Intuitive Machines ka thyer mungesën gjysmë shekullore të Shteteve të Bashkuara në sipërfaqe e Hënës.

Kujtojmë se hera e fundit që një pajisje amerikane u fut butësisht në tokën hënore ishte misioni Apollo në vitin 1972.

Related posts

Kush bën më së shumti thashetheme në zyrë?

D V

Biden nënshkruan paketën e ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin

Xh M

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen 4 persona

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky