Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Rusia nuk po kursen as civilët dhe fëmijët

Shkup, 26 shkurt – Ambasadorja e Ukrainës në Shkup thot se prej tre ditësh vendi is ajë po përballet me agresionin ushtarak rus. Sipas sajë armiku po lanson raketa në të gjitha drejtimet pa kursyer as civilët. Shumë raketa u lëshuan në drejtim të spitaleve e çerdheve thotë ambasadorja Zadorozhnjuk, sipas të cilës granatimi i shtëpive do të jetë dëshmi për krimet e luftës ruse para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

“Më se cinike është që cak i sulmeve është fusha sociale, civilët. U lëshuan raketa ndaj çerdheve dhe shtëpive për kujdesin e fëmijëve dhe të varfërve. Gjuajnë ndaj autoambulancave të ndihmës së shpejtë, spitaleve. Mbrëmë u hodh raketë ndaj shumëkatëshes në Kiev, në afërsi ka spital, shkollë. Granatimi i shtëpisë në Labanoski do të jetë një nga episodet në hetimet për krime lufte të regjimit rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Procedura juridike adekuate veç më ka nisur”, u shpreh ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Natalia Zadorozhnjuk.

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy