Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadorja e SHBA-së: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut tregoi se mund të përshtatet dhe të ketë sukses

Shkup, 6 shtator – Kompanitë e mëdha po manovrojnë përgjatë labirinteve të burokracisë dhe investojnë në Maqedoninë e Veriut, por të voglat përballen me sfidat e tregut. Duhet të sigurohen rregulla të ndershme për furnizime, të vendoset procedurë e thjeshtë administrative dhe të përmirësohet klima afariste që të tërhiqen investime të reja direkte, tha ambasadorja e SHBA-së, Kejt Meri Bërnz.

Bërnz, e cila mori pjesë në panelin e parë të konferencës “Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja pas Kovidit”, theksoi se kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendin tonë, por edhe me rajonin.

Sipas ambasadores edhe në kushte të pandemisë ekonomia e Maqedonisë së Veriut tregoi se mund të adaptohet edhe të ketë sukses. Shumë kompani i zgjeruan kapacitetet e tyre dhe vendosën, tha, të investojnë këtu.

“Disa kompani automoto me mbi 10.000 vende të punës i rritën investimet në këtë vend, po zgjerohen edhe kapacitetet prodhuese në fabrika, shtohen mbi 1.000 të punësuar. Deri në vitin 2020 edhe tregtia po zgjerohet. Kovidi pengoi shkëmbim personal, por kompanitë teknologjike të cilat punojnë këtu gjetën mënyrë se si të vazhdojnë të punojnë, sigurt. Kishte edhe kompani për dërgesa të cilat i zgjeruan listat e tyre partnere, shumë restorante vazhduan të funksionojnë, ndërsa për herë të parë në vend u hapën edhe kapacitete të firmave për shërbime onallajn”, theksoi Bërnz.

Ajo e lavdëroi Qeverinë, duke theksuar se shumë shpejtë ka zbatuar masa me të cilat u ruajtën vendet e punës.

“Ekonomia juaj tregoi se mund të adaptohet dhe të ketë sukses. Ky vend dëshmoi se ka vullnet t’i shfrytëzojë ndryshimet me të cilat përballet, që në fillim të pandemisë kur nuk kishte furnizime, kompanitë e tekstilit shpejtë filluan me prodhimtari masive, prodhonin maska. U mundësua ndihmë e kategorive më të ndjeshme, Qeveria shumë shpejtë zbatoi një spektër të gjerë të masave të cilat i ruajtën e vendet e punës. Ekonomia juaj tregoi se mund të përshtatet dhe të ketë sukses, t’i tejkalojë sfidat. Këtu është vullneti dhe energjia, jo vetëm që të dilet më i fortë nga kriza, por edhe që të vendosen baza për ekonomi e cila do të lëviz më tutje. SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetje sepse suksesi juaj është i rëndësishëm për ne”, theksoi ambasadorja amerikane.

Maqedonia e Veriut, shtoi, punon me përkushtim edhe në përmirësimin e infrastrukturës, të korridoreve 8 dhe 10.

“Ky do të jetë edhe një përfitim jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Shumë kompani teknologjike arritën të vendosin këtu kapacitete të tyre, ndërsa ulja e restrikcioneve në këtë sektor do të sjellin vende të reja të punës dhe prosperitet”, tha Bërnz.

Foli edhe për të rinjtë, me porosi se është me rëndësi që të mundësohet ata jo vetëm që të mbesin këtu, por edhe të përfshihen në procesin e rimëkëmbjes ekonomike.

Sa i përket ekonomisë rajonale, Bërnz vlerësoi se është e nevojshme të vendosen standarde më të mira që qytetarët, klientët dhe partnerët në biznes të komunikojnë më lehtë.

“Qytetarët gjinden, por duhet të ndërtojmë baza të reja në të cilat do të bazohet ekonomia e ardhshme”, përfundoi ambasadorja e cila ishte një na folëset në panelin e parë.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky