Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadorja Byrnes në takim me Mickoskin: Prioritetet e rëndësishme duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike

Shkup, 22 korrik – Ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, sot ka realizuar takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për ta brifuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit, Joe Biden për Ballkanin Perëndimor.

 

Ajo në “Twiter” njoftoi se, kreun e OBRM-PDUKM-së e ka njoftuar për Urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden.

“Urdhri ekzekutiv pasqyron përkushtimin e administratës së Biden ndaj luftës së korrupsionit dhe përforcimit të institucioneve demokratike, që janë prioritet të rëndësishme dhe duhet të pranohen nga të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që vendi të mund të anëtarësohet në BE dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve”, theksoi Byrnes.

Ndryshe, Urdhri ekzekutiv që e nënshkroi presidenti Biden zgjeroi përfshirjen e masave të jashtëzakonshme në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe përfshin ngrirje të pronave dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit, punojnë kundër zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe rrezikojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal.

Related posts

Në Maqedoni për një javë numri i rasteve të reja me Kovid-19 është ulur me 27.3 përqind

N E

Shumë pak gra garojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Kasami paralajmëron kapacitet të shtuar kadrovik të inspektoratit komunal

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More