Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadorja britanike Gallouej për vizitë në komunën e Radovishit

Radovish, 16 nëntor – Për vizitë në komunën e Radovishit ka qëndruar ambasadorja e Britanisë së Madhe në vend, Rejçel Gallouej e cila është takuar me kryetarin e komunës Aco Ristov.

 

Në këtë takim janë shkëmbyer informacione për më shumë tema aktuale.

“Është diskutuar për problemet lokale lidhur me krizën energjetike në vend, problemet me shpërnguljen e të rinjve dhe mundësitë dhe programet për mbështetje të punësimeve të reja, mundësitë për financim dhe edukim për prodhim modern të ushqimit, si dhe programet dhe projektet që i mbështet kjo ambasadë”, theksohet në kumtesë.

Theksohet se ambasadorja Gallouej është njoftuar me të gjitha aktivitetet momentale dhe të ardhshme si dhe të gjitha kapacitetet biznesore me të cilat disponon kjo komunë veçmas në pjesën e shërbimeve transportuese ku në të ardhmen mund të realizohet bashkëpunim me kompanitë vendore me ato të Mbretërisë së Bashkuar. 

Related posts

Sela: Seanca kuvendore mund të vazhdojë në çdo moment nëse sigurohet kuorum

D V

Analizë/ / Shprehja e revoltës përmes 60 mijë fletave të pavlefshme, shenjë për mos besim ndaj kandidatëve

N E

Votoi Bujar Osmani (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More