Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori shqiptar Reka viziton Visar Ganiun në komunën e Çairit

Shkup, 14 shtator – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në RMV, Fatos Reka, sot ishte për vizitë pune në komunën e Çairit. Aty e priti kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, informon Zhurnal.

 

Ganiu ka njoftuar mysafirin për rrjedhën e projekteve që janë në proces e sipër dhe planifikimet e ardhshme.

“Nga ana tjetër fokusin e vendosëm edhe në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona që jam i bindur se do të çojë drejt forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe komunave shqiptare. Konstatuam se një proces i tillë kontribuon për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve gjithnjë të shkëlqyeshme të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sikurse edhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar”, është shprehur Ganiu.

🇦🇱Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka na nderoi me vizitën e tij sot në Komunën e Çairit. Si…

Posted by Visar Ganiu on Wednesday, September 14, 2022

Related posts

Të gjitha vendvotimet në Dibër janë hapur në kohë

D V

Shënohet dita botërore e personave të sëmurë me sklerozë multiple

Z.H

Ministri Osmani pret në takim ambasadorin e ri briatnik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More