Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori shqiptar Fatos Reka uron Visar Ganiun për mandatin e dytë

Shkup, 15 nëntor – Mbështetja dhe urimet për Visar Ganiun, pas marrjes së mandatit të dytë për kryetar të Komunës së Çairit kanë vazhduar të arrijnë nga të gjitha anët.

 

“Sot ishte kënaqësi që më nderoi me vizitën e tij Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka i cili më uroi punë të mbarë edhe në 4 vitet e ardhshme në drejtimin e Komunës së Çairit. Gjithashtu në takim shfaqëm gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha që janë me interes të bashkëqytetarëve tanë nga të dyja vendet”, njoftoi Ganiu pas takimit të realizuar.

Gjatë takimit kryetari i Çairit ka informuar ambasadorin Reka edhe me projektet kryesore që janë realizuar katër vitet e fundit, por edhe me programin 2021-2025 që është një program tejet i realizueshëm dhe shumë i dobishëm për mirëqenien e banorëve të Çairit.

Related posts

Omikron i pranishëm në 77 vende, në Maqedoninë e Veriut tash për tash nuk është vërejtur

Z H

Alternativa sot vendosë nëse do të jetë apo jo pjesë e Qeverisë

Z H

MASH: Nesër fillon aplikimi për bursa për studentë dhe dorëzimi i dokumenteve për vazhdimin e të drejtës së shfrytëzueve aktual

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More