Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori izraelit Orijan në takim lamtumirës me ministrin Osmani

Shkup, 19 korrik – Мinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot kishte takim lamtumirës me Dan Orijan, Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Jerusalem.

 

“Me rastin e përfundimit të misionit diplomatik, Ministri Osmani i shprehu Ambasadorit mirënjohje për angazhimin personal dhe kontributin aktiv në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral, me çka u konstatua se dy shtetet në vazhdimësi kultivojnë marrëdhënie të afërta, të bazuara në besimin dhe respektin e ndërsjellë”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Osmani shprehu kënaqësi për mbështetjen dhe ndihmën që shteti i Izraelit ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ia bërë me dije se Izraeli te shteti ynë do të gjejë gjithnjë mik dhe partner të sinqertë, gjë që në mënyrë shtesë do të konfirmohet edhe me anëtarësimin e plotë dhe të shumëpritur në Aleancën ndërkombëtare për përkujtimin e Holokaustit.

Njëherazi Ambasadorit iu nda mirënjohje për përkushtimin në thellimin e miqësisë maqedono-izraelite duke i uruar sukses në sfidat e mëtejme profesionale. 

Related posts

Rritje për 75% të transaksioneve online në 3 muajt e parë të këtij viti

Z H

Kolegët nga Spitali i Gostivarit, mbrëmë kanë ndihmuar kolegët e tyre të Tetovës

D V

410 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More