Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA, Dugolli takon Escobarin: Rikonfirmuam objektivin tonë të përbashkët për të thelluar marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.

Dugolli në një postim në Twitter shkruan se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin kishte një diskutim të frytshëm.

“Kënaqësi të takohem me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar për një diskutim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe të rikonfirmojmë objektivin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet e veçanta Kosovë-SHBA”, shkruan Dugolli.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, më 29 nëntor ka konfirmuar që Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, përveç SHBA dhe BE-së, ditë më parë edhe Mbretëria e Bashkuar ka emëruar të dërguarin e posaçëm për Ballkanin, Stuart Peach.

Related posts

Tri raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Xh M

Rreth 6 mijë adresa të pasivizuara, Mustafi: Shqipëria e Kosova pa strategji për Luginën

D V

Deputetja e LDK-së për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari: Fëmija ishte vajzë, pse nuk po e tregoni drejt gjininë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More