Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori amerikan, sot në Kuvendin e Kosovës

Pritet që ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, sot të ketë një takim me ligjvënësit kosovarë.

Në fakt, është parashikuar që rreth orës 10:30 kreu i diplomacisë amerikane në Kosovën të pritet në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi mes ligjvënësve kosovarë dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë është përcaktuar të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

Nuk është dhënë njoftim zyrtar për temat dhe arsyen e këtij takimi, megjithatë bazuar në deklarimet e fundit të ambasadorit, pritet që një nga temat të jetë edhe çështja e pronave të Manastirit të Deçanit.

Ditëve të fundit ambasadori Hovenier ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me këtë çështje, duke kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 të zbatohet dhe disa prona, për të cilat pronarë dhe Komuna e Deçanit pretendojnë se janë të tyre, t’i jepen Manastirit pasi ata kanë fituar të drejtën sipas ligjit në gjykatë.

Related posts

Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore-gastronomia punon me orar të plotë

D V

Lajçak dje takoi edhe Bislimin: Kjo çështje duhet të zbatohet urgjentisht

D V

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit Todosijeviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More