Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadorët “e ngujuar” në Komisionin e jashtëm, Presidenca me paralajmërim nëse vëren tendenca për bllokim

Shkup, 23 Korrik – Për shkak të zvarritjes në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme, 5 ambasadorë ende nuk kanë shkuar në vendet ku duhet ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut dhe nga të cilat tashmë ka agreman.

 

Pasi janë dhënë të gjitha miratimet për emërimin e tyre, procedura e fundit që duhet të bëjnë, është që në Komisionin kuvendor për Politikë të Jashtme t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me shtetin ku do të shkojnë. Kjo parashihet në nenin 39 të Ligjit për Punë të Jashtme.

Por Komisioni ku duhet t’i prezantojnë tezat assesi të thirret. Kryetar i këtij Komisioni është Antonio Milloshovski, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve tona për arsyet e vonesave dhe se kur planifikon ta thërrasë seancën. Ai dje ka dhënë një prononcim për “Telma”, por prap pa specifikuar afat kohor për seancën.

“Të hënën do t’i shqyrtojmë materialet në lidhje me ambasadorët e niminuar dhe do t’i konsultojmë anëtarët e komisionit për seancë të mundshme në përputhje me kalendarin e Kuvendit dhe të seancave plenare”, tha Antonio Milloshovski, kryetar i Komisionit Kuvendor për Politikë të Jashtme.

Një gjë që duhet theksuar, është se ky Komision jo detyrimisht duhet të japë dritë jeshile për ambasadorët e rinj. Puna e këtij komisioni ka vetëm karakter konsultativ, por jo për të sjellë vendime. Vulën për emërimin e një ambasadori e jep Qeveria, Presidenti dhe shteti ku shkon ambasadori. 

Nga “Vila Vodno” i thanë TV21 se Presidenti e respekton praktikën tashmë të vendosur që kandidatët për ambasadorë të referojnë para Komisionit kuvendor, por shtojnë se Pendarovski do të veprojë në interes të shtetit nëse vë re se në Kuvend ka tendenca për bllokim.

“Presidenti po e ndjek punën e komisionit kuvendor dhe në rast se atje ekziston qëllim i qartë për bllokim, atëherë vendimet për dërgimin e ambasadorëve do të merren në përputhje me interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Kabineti i presidentit.

Rikujtojmë se nga fillimi i gushtit, pra pas 1 jave, Kuvendi shkon në pushim, andaj rrezikohet që dërgimi i ambasadorëve të stërzgjatet deri në shtator.

Përndryshe, në fazë të përgatitjes janë edhe ambasadorë të tjerë, Agnesa Rusi-Popovska ka marrë agreman nga Bullgaria, Viktor Dimovski nga Franca dhe Jovan Manasievski nga Turqia.

Related posts

Bisedimet Sofje – Shkup/ Po shkëmbehen ide, nuk ka marrëveshje konkrete

Z.H

Ziadin Sela nga Tearca: Do ta fitojmë betejën ngase e kanë tepruar zullumin ndaj shqiptarëvе

Redaksia

Rasti “Toplik”/ Sot shpallet aktgjykimi

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More