Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë proteste MPJ të Maqedonisë për incidentin në 150-vjetorin e Goce Dellçevit

Shkup, 7 shkurt – Ambasada bullgare në Shkup i dërgoi një notë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në të cilën shpreh keqardhje të thellë për, siç thonë ata, vandalizmin pas festës së përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme bullgare thuhet se pas ceremonisë në kishën e Shën Spasit, nga kurorat që delegacioni bullgar vendosi mbi varrin e revolucionarit, u grisën shiritat trengjyrësh.

Në notë thuhet se ky akt nuk i kontribuon frymës së fqinjësisë së mirë dhe përpjekjeve të të dyja palëve për intensifikimin e dialogut dypalësh.

Pala bullgare këmbëngul që autoritetet kompetente në Maqedoni të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët.

Sonte kanë reaguar edhe nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, të cilët poashtu kanë dënuar incidentin gjatë shënimit të përvjetorit të lindjes së Dellçevit.

Related posts

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

D V

Mexhiti: Gjithçka po shkon sipas planit! Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

D V

Top Channel shkruan për “takim të fshehtë” Taravari-Ahmeti, demanton Taravari: Spekulim absolut!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky