Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve për dalje në zgjedhje: Mos e humbisni rastin për të bërë të njohur zërin tuaj

Sot në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale në tërë territorin e Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka bërë thirrje për dalje të qytetarëve në zgjedhje, transmeton lajmi.net.

“Drejtuesit komunal kanë rëndësi. Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës çdo ditë. Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj. #BëniPjesën tuaj #Çështjet Komunale të Kosovës2021”, thuhet në postimin e ambasadës.

Në anën tjetër, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për media për ditën e sotme ku ka njoftuar se qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës janë hapur me kohë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit paraprak. 

Related posts

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

D V

Arrestimi i administratorit të grupit “AlbKings”, i dyshuari del para gjykatës

D V

Kurti: Serbia shtet mafioz, ku kryemafiozi është presidenti Vuçiq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy