Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasada amerikane në Sofje: Mbështesim përpjekjet për zgjidhjen e kontestit

Shkup, 14 janar – SHBA-ja i mbështet orvatjet e Qeverisë së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut që të punojnë së bashku me BE-në për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, kumtoi Ambasada amerikane në Sofje.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofje, në shkresën dërguar BNR, Ambasada thekson se Administrata e SHBA-së përmes Qeverisë bullgare nuk e ka ngritur çështjen për pakicën maqedonase në Bullgari, por se bisedat me Sofjen janë të fokusuara në vizion të përbashkët për një Evropë më të fuqishme, më prosperuese dhe më të bashkuar përmes intregrimit të të gjitha pjesëve të saj, duke përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ambasada theksoi gjithashtu se intervista e zëvendës-sekretarit amerikane të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, për Zërin e Amerikës kishte çuar në “disa keqkuptime të politikës amerikane në rajon”.

Zëri i Amerikës dy ditë më parë raportoi se në një intervistë për median Eskobar ndër të tjera deklaroi se “Ambasada e SHBA-së në Sofje po punon me Qeverinë Bullgare për çështjet e respektimit të të drejtave të pakicës maqedonase në Bullgari”.

Related posts

Jehona e votuesve në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale deri në ora 11 është 14,18 për qind

D V

Florens Robin: Franca është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim mes Sofjes dhe Shkupit

D V

Kisha ndalon varrimin gjatë festave

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More