Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa shtynë për nesër vendimin për pjesmarje në Qeveri

Shkup, 3 dhjetor – Seanca e Këshillit qendror të Alternativës, në të cilën sonte duhej të merrej vendimi nëse partia do të bëhet pjesë e Qeverisë, është shtyrë për nesër. Nga partia sqarojnë se anulimi është për faktin se sot do të bëhet varrimi i 45 personave të vdekur në aksidentin në Bullgari.

 

“Seanca e Këshillit qendror të Alternativës do të mbahet të shtunën në ora 18 në selinë e partisë në Tetovë”, deklaroi zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani.

Opinioni është në pritje të vendimit përfundimtar nëse partia e Afrim Gashit, Alternativa, do të jetë pjesë e Qeverisë. Për këtë partia do të vendosë në seancën e organit më të lartë partiak, Këshillit qendror.

Kryetari i partisë Afrim Gashi deri më tani ka pasur tri takime me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, në të cilat është diskutuar për pjesëmarrjen e Alternativës në Qeveri dhe për mbështetjen e katër deputetëve të tyre.

Related posts

Ndërpritet furnizimi me ujë në Studeniçan

D V

TEC Manastiri sërish nuk prodhon rrymë

Z H

Ngasja e shpejtë edhe më tej arsyeja dominuese për aksidente fatale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More