Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa: Maltretimi i shqiptarëve në Serbi për arsye etnike është shkelje e rëndë dhe albanofobi e tmerrshme

Shkup, 26 gusht – Pas njoftimit se një familje shqiptare nga Gostivari është maltretuar në
Serbi, sepse një nga udhëtarët në makinë ka pasur një simbol etnik
shqiptar në bluzë, Alternativa shpreh shqetësimin e saj se Serbia është
bërë vend i rrezikshëm për secilin shqiptar që udhëton nëpër këtë shtet.

Duke e dënuar këtë akt si shkelje e rëndë e marrëdhënieve ndërshtetërore
dhe albanofobi e tmerrshme, nga Alternativa kërkojnë informacion zyrtar nga
Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut se çfarë masash
diplomatike ka ndërmarrë ose do të ndërmarrë Maqedonia e Veriut kundrejt
kësaj shkeljeje të marrëdhënieve ndërshtetërore nga Serbia kundrejt
Maqedonisë së Veriut?

“Me këtë rast nuk mund të mos konstatojmë se kjo sjellje albanofobe e
Serbisë kundrejt shqiptarëve, kësaj radhe qytetarë të Maqedonisë së
Veriut, flet se në Beograd nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e
Millosheviqit dhe se ëndrrat e Kovaçevskit e Ali Ahmetit për “Ballkanin
e hapur” ua përmbys sakaq Vuçiqi kur të dojë e si të dojë.Përveç kësaj, indikative është se ky akt përkon edhe me fushatën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut që bëhet kundër simboleve etnike shqiptare, që janë shfaqur para ca ditësh në një tubim në Tetovë. Zaten, shqetësimi më i madh është se Maqedonia e Veriut, me këtë qeveri, po bëhet poligon i Serbisë”, thuhet në kumtesën e Alternativës.

Related posts

QMK: 1,522 thirrje në 112, gjithsej 25 zjarre në fundjavë

D V

Spasovski: Monstra që ka kryer vrasjen nuk është në Maqedoni

D V

QMK: Gjenden fëmijët që humbën në Vodno

D V