Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa i përgjigjet ASH-së: Është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim

Shkup, 1 dhjetor – Pas akuzave të Aleancës për Shqiptarët drejt Alternativës, për shkelje të marrëveshjes së koalicionit opozitar, kanë reaguar edhe nga Alternativa, duke sqaruar se Aleanca për Shqiptarët mbetet partner dhe bashkëpunëtor politik i subjektit të Afrim Gashit, porse sipas tyre, marrëveshja për bashkëpunim me Aleancën është konsumuar.

“Pas situatës së krijuar në opinion për pozicionin e Alternativës në skenën politike në vend, dëshirojmë të shpjegojmë se Alternativa vazhdon të jetë aktor në skenën politike të shtetit. Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato.

Duke mos e perceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e komunikimit përllogaritja se kush me kë dhe sa herë është takuar, sepse kështu duhet të dalim borxhlinj të panevojshëm. Takimet dhe mbështetja e partive të pushtetit është pyetje që nuk i bën nder askujt, sepse për neve Aleanca për Shqiptarë është parti, me të cilën nesër mund të kemi përsëri bashkëpunim dhe duam të lejojmë hapësirë dhe mundësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar.

Sidoqoftë, pavarësisht qëndrimit publik të ASH-së, ne nuk kemi pushkë për ASH-në, por do të vazhdojmë t’i konsiderojmë si miq dhe bashkëpunëtorë.”, thuhet në reagimin e Altenrativës.

Ndryshe, konsultimet për zgjerimin e përbërjes qeveritare do të vazhdojnë deri në fund të kësaj jave.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy