Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa edhe zyrtarisht vendosi që t’i bashkohet Qeverisë (VIDEO)

Shkup, 4 dhjetor – Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie njoftoi se me shumicë votash është vendosur që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë.

 

“Sonte u mbajt mbledhja Kuvendit Qendror të Alternativës. Para fillimit të mbledhjes, kryetari Afrim Gashi edhe një herë i kujtoi 45 viktimat e tragjedisë së autobusit në Sofje, duke kërkuar një minutë heshtje e lutje për shpirtrat e tyre. 

Në këtë mbledhje, mes tjerash, në rend të ditës ishte debati rreth përfshirjes së Alternativës në qeverinë aktuale. Me këtë rast kryetari Gashi i njoftoi kuvendarët me bisedimet e deritanishme, duke u ndalur veçmas në pikat programore për të cilat janë dakorduar, si dhe përgjegjësitë që janë marrë, e pastaj, pas një diskutimi dhe pyetjeve të parashtruara, Kuvendi Qendror i Alternativës – me shumicë votash – vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe qeverisë aktuale.

Me këtë rast po i shpjegojmë disa nga arsyet që na kanë shtyrë drejt këtij vendimi. Është këtu momenti historik i hapjes së negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë jo vetëm synime historike shtetërore, por edhe shqiptare, sepse në këtë mënyrë, bashkë me vendin tonë, i hapet rruga e integrimit dhe stabilitetit mbarë rajonit. Përveç kësaj, jemi dakorduar që qeveria të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastet që ka dyshime për montim politik, siç janë Monstra, Allfa, Lagja e Trimave, Almir Aliu etj. Kemi dakorduar edhe pika që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë regjional, zhvillimin ekonomik të zonës së Likovës, mbrojtjen e familjes si bërthamë të shoqërisë, që është përcaktim i yni themelor programor, por edhe pika për mbrojtjen e çmimit të rrymës elektrike, është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë. Ne mendojmë se arritja e këtyre dakordimeve është fitore e madhe për shtetin tonë, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe përtej, por edhe fitore partiake e Alternativës.

Pjesa tjetër e bisedimeve ka pasur temë përgjegjësitë që do t’i marrë Alternativa në qeveri. Duke iu bashkuar një qeverie në këtë ngërç politik, AlternAtivA ka dashur dhe ia ka dalë të dëshmojë se ajo nuk është vetëm çelës i zgjidhjes së kësaj krize, as vetëm dekor me katër numra deputetësh, porse ajo do të marrë edhe përgjegjësi të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat strategjike të artikuluara më sipër.

Ne do të marrim përgjegjësi me rëndësi në resorin e shëndetësisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, energjetikës, organizimit të mërgatës, por edhe arsimit, kulturës dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e ndihmuar jetën ekonomike të gjithë qytetarëve të vendit.

Megjithatë, për të gjitha këto detaje nesër në orën 13.00, në Klubin e Deputetëve, kryetari Afrim Gashi dhe kryeministri Zoran Zaev do të kenë një nënshkrim formal të programit për bashkëqeverisje dhe një prononcim para mediave.

Sidoqoftë, ashtu siç kemi dëshmuar në opozitë se jemi parti konsistente në përfaqësimin  e votuesve tanë, këtë jemi përpjekur ta dëshmojmë edhe përmes sfidës së re, përmes pjesëmarrjes në qeverinë e re.

AlternAtivA vazhdon t’u mbetet besnike votuesve dhe strukturave të saj, por edhe përcaktimeve të saj programore dhe ideologjike, natyrisht konform interesave strategjike shtetërore, rajonale dhe kombëtare”., deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani, i cili nuk sqaroi çfarë poste udhëheqëse do të marrë Alternativa në Qeveri.

Ai sqaroi që eurointegrimet janë arsyeja kryesore e këtij vendimi, duke theksuar që kanë kërkuar nga Qeveria hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike, si dhe ngrirje çmimit të rrymës elektrike.

Murtezani sqaroi që Alternativa nuk ka vendosur të prish koalicion me Aleancën për Shqiptarët.

Alternativa edhe zyrtarisht vendosi që ti bashkohet Qeverisë

Posted by ZHURNAL.MK on Saturday, December 4, 2021

Related posts

Kyçyk: Vitin e ardhshëm do të organizojmë gara për histori me nxënës nga Maqedonia dhe Bullgaria

Z H

Kontesti Shkup Sofje në agjendën e lartë të Sllovenisë

Z H

Moti në Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More