Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa anulon kryesinë qendrore për ofertën për Qeverinë

Shkup, 23 nëntor – Partia opozitare Alternativa në Maqedoninë e Veriut ka anuluar kryesinë qendrore për sot në shenjë solidarizimi me viktimat në tragjedinë në Bullgari.

 

Kjo parti duhej të mblidhte sot kryesinë qendrore që të diskutojë dhe vendosë ndaj ofertës së kryeministri Zoran Zaev për të marrë pjesë në Qeveri.

“Në shenjë solidarizimi me viktimat e tragjedisë në Bullgari dhe me familjarët e tyre, mbledhja e Kryesisë Qendrore e Alternativës shtyhet

për ditët në vijim. Me këtë rast, AlternAtivA u shpreh ngushëllimet më të ngrohta e më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe uron që të lënduarit të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre”, njoftojnë nga AAA-ja.

Ndërkaq në Bullgari sot është aksidentuar autobusi i “Besa transit” nga Shkupi, ku si pasojë kanë vdekur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Related posts

Nënshkruhen 12 marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë dhe Kosovën

Z H

Në Universitetin në Tetovë u mbajt panel diskutimi në temë “Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi”

R Zh

KE do t’i publikojë parashikimet ekonomike të vjeshtës për Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More