Agjencia Zhurnal.mk.

Alpinistët si superheronj për fëmijët – donacionet tuaja bëjnë dallimin

Klubi Alpin Prishtina (KAP), një nga subjektet më të njohura në fushën e sporteve dhe aktiviteteve outdoor në Kosovë, ka nisur kërkimin për donatorë në mbështetje të ngjarjes vjetore humanitare “Superheronjtë në Pediatri”. 

Aktiviteti që realizohet për fëmijët e Klinikës së Pediatrisë – Hematologji pranë QKUK, është pjesë e angazhimeve filantropike të sektorit të alpinizmit në kuadër të KAP-it. I themeluar në vitin 2013 nga një grup Konsulentësh dhe Alpinistësh me përvojë të pasur, KAP ka pasur një rrugëtim të suksesshëm dhe të pasur me aktivitete, përfshirë bashkëpunime me organizata të mëdha ndërkombëtare si USAID, EU, GIZ, UNDP, IOM, S.CONTACT, dhe të tjerë. 

Edicioni i vitit 2023 të “Superheronjtë në Pediatri” është në fazën e tij finale të përgatitjeve dhe është pritur me entuziazëm nga komuniteti, do të organizohet nga nga Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids. Iniciativa simbolizon guximin dhe forcën e fëmijëve që luftojnë sëmundje të ndryshme, ku alpinistët e KAP-it si “superheronj” zbresin me litar nga ndërtesa e QKUK-së për të sjellë buzëqeshje dhe shpresë tek pacientët e vegjël. 

Ky aktivitet i ka rrënjët që në vitin 2014 dhe u organizua për herë të parë zyrtarisht në vitin 2019, duke u bërë një traditë e vjetër që vazhdon të rritet në popullaritet dhe impakt. 

KAP po i bën thirrje të gjithë njerëzve bujarë dhe bizneseve të ndihmojnë në këtë mision të ndritshëm, që këtë vit do të realizohet më 15 dhjetor.

Donatorët mund të kontribuojnë te llogaria e mëposhtme, duke ndihmuar direkt në mbështetje të fëmijëve në Pediatrinë e QKUK: 

Banka Ekonomike 

STICHTING CARE FOR KOSOVO KIDS 

14 01 00 00 00 39 41 93 

Donacionet do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihmë të kushteve të jetesës dhe shërimit të fëmijëve në QKUK, duke u siguruar atyre një ditë plot me magji dhe kujtime të mbushura me gëzim. 

KAP falënderon në mënyrë të veçantë të gjithë partnerët dhe donatorët që janë pjesë e këtij projekti dhe shpreson që këtë vit të arrijë të mbledhë edhe më shumë mbështetje për këtë kauzë kaq të rëndësishme. 

Related posts

Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në garazhat e një ndërtese

Xh M

​1 vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, sfidë zbatimi i saj

Xh M

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy