Agjencia Zhurnal.mk.

Allegri rrezikon punën të Juvja, si alternativë shfaqet Tomas Tuchel

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të shqetësuar për rezultatet negative, disa emra si alternativa për stolin

 

Shkarkimi nga detyra i Masimiliano Alegrit si trajner i Juventusit është një opsion që nuk përjashtohet

Fillimsezoni ka qenë mjaft zhgënjyes për bardhezinjtë, që nën drejtimin e 55-vjeçarit, edhe pse nuk kanë pasur një kalendar të komplikuar, kanë arritur vetëm dy fitore në tetë ndeshje të luajtura.

Për më tepër që kanë humbur për herë të parë dy takimet e para të Ligës së Kampioneve, duke e komplikuar shumë objektivin kualifikim.

Në Serie A, “Zonja e Vjetër” ka barazuar katër herë në gjashtë takime të luajtura.

Por skuadra është larg identitetit të saj dhe futbollistët po vënë në dyshim strategjitë dhe idetë e Alegrit në fushë.

Në rrjetet sociale është shfaqur hashtagu Allegri Out me tifozët bardhezi që nuk mund ta pranojnë një situatë të tillë.

Sipas “Sportmediaset”, drejtuesit e klubit nuk janë aspak të kënaqur me trajnerin dhe gjendjen që ndodhet ekipi.

Alegri është në rrezik për t’u larguar nga puna dhe janë disa emra që po shqyrtohen për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”.

I pari në listë është Zinedin Zidani, por alternativa janë edhe Tomas Tuhel, si edhe Mauricio Poçetino. Por, drejtuesit bardhezi janë në kërkim të një trajneri më ekonomik dhe emri që i afrohet kërkesave të tyre është Roberto De Zerbi.

Shkarkimi i Alegrit do të jetë një sakrificë e madhe ekonomike për Juven, ndërsa De Zerbi shikohet si zgjidhja më e mirë teknike dhe ekonomike.

Related posts

Destan Adili stërvitje me legjendat (Video)

A.S.

Abramovich nuk do të largohet nga futbolli, pasi synon ta blejë skuadrën e madhe spanjolle

D V

Zyrtare: ‘777 partnerët’ blejnë klubin italian Genoa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More