Agjencia Zhurnal.mk.

Allegri i zhgënjyer me barazimin: Kishim gjithçka nën kontroll, por në fund rrezikuam humbjen

Derbi i madh italian mes Juventusit dhe Milanit ka përfunduar pa fitues 1-1.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me golin e Alvaro Moratas, derisa për kuqezinjtë barazoi Ante Rebic në pjesën e dytë.

Bardhezinjtë dominuan në pjesën e parë, por në pjesën e dytë skuadra e Allegrit ishte pa ide në fushë.

Pas ndeshjes, Massimiliano Allegri u shpreh se ishte mjaft i irrituar nga ajo që kishte ndodhur në fushë, pasi kishin rrezikuar të humbnim ndeshjen.

“Sonte jam shumë i zemëruar për atë që ndodhi. Pavarësisht se skuadra bëri mirë në pjesën e parë, në të dytën rrezikuam të humbnim”.

“Deri në momentin e pësimit të golit gjithçka ishte nën kontroll, por pastaj kemi humbur vëmendjen, vendosmërinë”  tha Allegri.

Trajneri italian mbetet i nervozuar me golin e pranuar me kokë nga Rebic, ku kroati nuk ishte i markuar nga askush.

“Vetëm shikoni këndin në të cilin pësuam golin. Ka momente kur kundërshtarët nuk kanë shanse të na shënojnë, duhet të përmirësohemi për këtë’’, deklaroi trajneri italian.

Pas katër xhirove të para në Serie A, Juventus e sheh vetën në pozitën e 18 me vetëm dy pikë të grumbulluara. 

Related posts

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

Seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakova do të jetë e mbyllur për publikun

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy