Agjencia Zhurnal.mk.

Aliu: Estonia mbështet Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me BE

Shkup, 5 shtator – Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera evropiane, konsideron ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu.

Ai ndodhet për vizitë zyrtare në Estoni, në kuadër të Samitit  Digjital në Talin (Tallinn Digital Summit), që bën bashkë çdo vit liderë nga e gjithë bota për të shkëmbyer këndvështrime dhe për të gjeneruar ide mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme.Siç  njoftuan sonte nga MSHIA,  Aliu së bashku me kryeministrin Kovaçevski  u takuan me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Ministriu deklaroi se Estonia vazhdon ta mbështesë Maqedoninë e Veriut për t’u bashkuar me BE-në.”Me kryeministren Kallas, diskutuam për marrëdhëniet shumë të mira, avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në qeverisjen digjitale dhe qëndrimet e dy qeverive mbi zhvillimet dhe sigurinë e kontinentin të Evropës. Mbështetja e Estonisë, për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Europian është një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera evropiane.  Kjo mbeshtetjeje është shumë e rëndësishme në procesin e integrimimit evropian të vendin tonë”, përfundoi Aliu. 

Related posts

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky