Agjencia Zhurnal.mk.

Aliu dhe Strier: Po punojmë në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare mbi Inteligjencën Artificiale

Talin, 5 shtator 2023 – Ministri i Ministrisë Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, po qëndron në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, në Talin, ku në kuadër të Samitit digjital do të mbajë fjalim në panel sesionin e titulluar “Siguria Digjitale e Ballkanit Perëndimor”.

MSHIA kumtoi se në suaza të ,,Tallinn Digital Summit”, ministri Aliu zhvilloi takim me Keith Strier – Zëvendës-President i Nismave Botërore të Intelegjencës Artificiale në Korporatën NVIDIA. 

,,Kishim takim produktiv se si të nxisim bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NVIDIA-së në aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ne, u dakorduam që të formojmë grupin e punës, i cili do të ndjekë zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale për Maqedoninë e Veriut, implementimin e IA-së, të eksplorojë mundësitë dhe sfidat e të mësuarit dhe aplikimet e tij. Të zbatojmë Inteligjencën Artificiale, zgjidhjet në sektorin publik dhe të përmirësojmë procesin e vendimmarrjes për krijimin e politikave, të optimizojmë harduer infrastrukturën dhe proceset për vendosjen e Inteligjencës Artificiale. U dakorduam që t’i “bashkojmë forcat” për të aplikuar në Programin e “Evropës Digjitale”, për të përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe procesin e digjitalizimit të vendit tonë”, deklaroi Aliu.

Ministri shprehu falënderimet ndaj Strier mbi perceptimet dhe mbështetjen e vlefshme dhe theksoi se me padurim presë të punojmë për të avancuar Agjendën e Intelegjencës Artificiale në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Related posts

Shënohet Dita ndërkombëtare e Romëve

Xh M

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Xh M

Me ftesë të Vjosa Osmanit, kryeministri Xhaferi javën e ardhshme për vizitë në Prishtinë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy