Agjencia Zhurnal.mk.

Aliti: Ligji për UÇK-në, në dobi të të gjithë qytetarëve

Shkup, 2 tetor – Ish komandati i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rafiz Aliti, thotë se BDI-ja ka bërë shumë punë për ri-socializimin e ish ushtarëve të UÇK-së, “siç e parashikonte Marrëveshja e Ohrit”.

Megjithatë, ai e ka pranuar se edhe përkundër përpjekjeve të shumta, BDI-ja nuk ka arritur ta rregullojë me Ligj statusin e ish pjesëtarëve të UCK-së, siç ndodhi me “branitellat” menjëherë pas konfliktit të vitit 2001.

Aliti për dështimin e këtyre përpjekjeve akuzoi partitë maqedonase, për të cilat tha se gjithmonë kanë kundërshtuar zgjidhjen ligjore për pjestarët e UÇK-së.

Në një intervistë për Alsat, Aliti zbuloi se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për një zgjidhje ligjore e cila do t’i përfshinte të gjitha kategoritë që kanë pësuar në konfliktin e armatosur të vitit 2001, por pa sqaruar nëse është arritur ndonjë marrëveshje mes partnerëve aktual të qeverisë.

A do të zgjidhet statusi i ish ushtarëve të UÇK-së?Në një intervistë për Alsat, ish nënkryetari i Kuvendit nga radhët e BDI-së Rafis Aliti njëherit kryetar i departamentit për kujdesjen e bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve thotë se kreu i integristëve Ali Ahmeti ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçpevski për një zgjidhje ligjore e cila do t’i përfshinte të gjitha kategoritë që kanë pësuar në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Posted by Alsat.mk on Monday, October 2, 2023

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy