Agjencia Zhurnal.mk.

Alicia Keys dhe Justin Bieber do të performojnë në funeralin e reperit Takeoff

Alicia Keys dhe Justin Bieber janë vetëm dy nga emrat e mëdhenj që pritet të ngjiten në skenë në funeralin e reperit Takeoff.

Fituesja 15-herë e çmimeve ‘Grammy’ do të performojë në memorialin e quajtur “Celebretion of Life” për vdekjen e artistit të premtën në ora 12:00, siç raporton TMZ.

Eventi do të mbahet në State Farm Arena, në të cilin do të mblidhen deri në 20 mijë njerëz.

Ylli i grupit “Migos” u qëllua dhe u vra javën e kaluar. Ai ishte vetëm 28-vjeç.

U tha se ai u vra nga një “plumb” në një sherr që u përshkallëzua në një festë private.

Një mjek më vonë zbuloi se Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirshnik Khari Ball, ishte qëlluar në kokë dhe në pjesën e gjoksit.

Mënyra e vdekjes u cilësua si vrasje.

Detajet e funeralit janë mbajtur të fshehta deri më tani, pasi Keys dhe Bieber janë dy artistët e vetëm që do të dalin në skenë.

Bieber bashkëpunoi me Migos në këngët “What You See” dhe “Looking for You”.

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy