Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti: Sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë

Zajas, 17 tetor – Kreu i BDI-së Ahmeti ka apeluar deri te të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë duke uruar mbarëvajtje të qetë dhe të lirë të procesit zgjedhor deri në përfundimin e plotë të tij. Sipas tij kjo do të jetë fitorja më e madhe që do të dëshmojë pjekurinë demokratike të vendit.

 

“Si zakonisht urimi i parë është që zgjedhjet të shkojnë sipas të gjitha standardeve, sepse zgjedhjet e lira në një shtet janë pasqyra e nivelit të demokracisë, të ushtrimit të demokracisë edhe pse të gjithë kemi investuar për standarde të mirëfillta që së paku ky nivel të rritet dhe shpresoj që qytetarët të përcaktohen për frymën më të mirë, për programin më të mirë sepse fryma dhe programi janë në dobi të të gjithë qytetarëve. Shpresoj për një përfundim të mbarë, për një proces të pranueshëm për të gjitha palët që marrin pjesë në këtë garë.” – u shpreh Ahmeti në prononcimin e tij për mediat.

Ai poashtu ka shprehur vlerësimin e tij edhe për fushatën zgjedhore si proces dinjitoz, të zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike duke faleminderuar qytetarët e vendit për mikpritjen, përkrahjen dhe dëgjimin e ofertës programore të Bashkimit Demokratik për Integrim në çdo komunë.

Në këto zgjedhje lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim garon me 19 kandidat për kryetar komune dhe 35 lista për këshilltar komunal.

Related posts

Maqedoni: Më shumë se 4,000 njerëz aplikuan për 1,250 kuponë shtetërorë të turizmit

D V

Takim i drejtorit të BSP Tasevski me drejtorin e Shërbimit federal hetues Holcer

D V

Sela: Kemi duruar 20 vite dhe do të durojmë edhe dy ditë, e përfundimisht do e sjellim ndryshimin dhe fitoren e shqiptarëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More