Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime familjeve Bejta, dhe Asani, njëherit bën thirrje për vaksinim masiv

Shkup, 29 gusht – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në “Facebook” bëri thirrje për vaksinim masiv.

 

“Të nderuar, unë, bashkë me familjen, u vaksinova që në muajin maj, si mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar Covid – 19. Çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë, vetë mbrëmë familjarë të mi ndërruan jetë, vëllau i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën 33 vjeçare, vëllau i mikut tim Nevzatit gjithashtu”, shkruan Ahmeti

Ahmeti shprehu ngushëllime ndaj të gjithë familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre duke ju bërë thirrje për vaksinim masiv dhe respekti të masave.

“Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni”, u shpreh Ahmeti.

Related posts

Vazhdon ndërtimi i seksionit të dytë të rrugës “Boris Kidriç” në Kërçovë

Z H

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

LSDM: VMRO-DPMNE dëshiron të minojë hetimin e pavarur për zjarrin në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More