Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti shpallet Qytetar Nderi i Tropojës/ Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah tij

Bajram Curr, 5 dhjetor – Përmes një manifestimi solemn, Bashkia e Tropojës nderoi sot kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti me titullin Qytetar Nderi.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ishte dhe i pranishëm në këtë ngjarje, ka uruar në Facebook kryetarin Ahmeti për titullin e akorduar.

Grubi shton se ky vlerësim është mirënjohje për veprimtarinë e Ahmetit si në luftë ashtu dhe në paqe.

Statusi i plotë:

Sot lideri i shqiptarëve të Maqedonisë Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe prijësi ynë drejt proceve progresive kombëtare, Ali Ahmeti u shpall qytetar nderi nga ana e Bashkisë së Tropojës.

Shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin Ahmeti për këtë titull plotësisht të merituar, falënderim për qytetarët e Tropojës dhe udhëheqësisë së bashkisë në krye me z. Rexhë Byberaj për mikëpritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen e shprehur ndaj kontributit kombëtar të Ali Ahmetit.

Krenar që jam i rreshtuar pas tij, gjithmonë në ndjekje të vizionit dhe misionit përparimtar që ai po vazhdon ta udhëheq!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02hmfT1R5JYwzr3cPjLS6JmYeWBKzmYupDATegQwzzdgDoRvSZq9dyQ1DDQGuRN1LWl&id=100044385821029&mibextid=UyTHkb&paipv=0&eav=AfYp_H0D3XJxlhgRdXp7Q-VnHCk-MYX9mHci3mYH_RhrQj4Aw2-eQb_gAV06a5JXYSM&_rdr

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy