Agjencia Zhurnal.mk.

Ali Ahmeti nga Tetova: Teuta dhe Blerimi të përbetuar në të blertën e përparimit të Tetovës

Tetovë, 14 tetor – Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me tubimin në qytetin e Tetovës dhe prezantimin e prioriteteve të agjendës së blertë për zhvillimin e Tetovës në katër vitet e ardhshme me Teuta Arifin si kandidate për kryetare komune

 

Banorëve të Tetovës iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka kujtuar momentet që kanë bërë historinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ka paralajmëruar përkrahjen maksimale të tij dhe ekipit të ekzekutivit për çdo kryetar komune për suksesin e kapitullit të ri të agjendës së blertë proeuropiane.

“Unë dy kapituj i kam në jetën legale, një është i Marrëveshjes së Ohrit dhe i dyti kapitulli i blertë. Kapitulli i parë është ai që unë e kam bërë bashkë me shumë bashkëluftëtarë, por edhe bashkë me shumë shokë që si kam, të rënë nëpër beteja. Ai është një kapitull i veçantë dhe i papërsëritshëm për mua dhe për të gjithë ne që e krijuam dhe e bëmë atë histori. Kapitulli që hapim do përkushtim, do studiues, do njerëz të përgatitur, ato ne i kemi si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor. Kush ma mirë mund ta zbatojë e materializojë këtë agjendë, kush më mirë se fillimin e zbatimit të kësaj platforme mund ta bëj në nivel vendor, këtu në Tetovë sesa Teuta me përvojën dhe njerëzit që ka. Për këtë arsye edhe përcaktimi i qytetarëve është, i shumicës së tyre, që edhe për katër vitet e ardhshme ti prijë këtij misioni Teuta Arifi.” – potencoi Ahmeti.

Related posts

Lëvizja BESA: Zhvillimi i lagjeve është prioritet i kryetarit të ardhshëm të komunës, Fadil Zendeli

D V

Danela Arsovska nuk e di nëse do të kishte vendosur nënkryetarë shqiptarë

D V

Cilat janë bastionet e BDI-së?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More