Agjencia Zhurnal.mk.

Alfa Romeo konfirmon se po punon për të sjellë një SUV të vogël që mund të quhet Brennero

Shefi ekzekutiv i Alfa Romeo, Jean-Phillipe Imparato ka konfirmuar se prodhuesi i makinave do të lansojë një SUV të ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportet për një SUV të ri të nivelit fillestar nga Alfa Romeo u shfaqën për herë të parë në prill.

Dhe gjatë një tryeze të rrumbullakët me gazetarët britanikë javën e kaluar, Imparato tha se prodhuesit italian të automjeteve i duhet ky model i ri për të konkurruar kundër rivalëve, përfshirë Mini.

Detajet rreth këtij modeli të ri janë të kufizuara, por raportet sugjerojnë se mund të quhet Brennero, duke iu referuar një kalimi malor në Italinë veriore.

Imparato shtoi se sipërmarrja në segmente të reja SUV do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për prodhuesin e automjeteve.

Related posts

Veturat e reja do të kenë kufizues të shpejtësisë

D V

Ford Escort i Princeshës Diana – i vitit 1981 – shitet për 65,000 dollarë

D V

Red Bull RB17 do të jetë një hiperveturë hibride me 1100 kuaj/fuqi

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More