Agjencia Zhurnal.mk.

Alexander-Arnold emëron dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpooli

Trent Alexander-Arnold i është kërkuar të emërojë dy lojtarët që do t’i transferonte te Liverpooli në janar nëse do të ishte trajner.

 

Mbrojtësi anglez ka thënë se do të zgjidhte Kevin De Bruynen e Manchester Cityt dhe Heung-min Son e Tottenhamit si opsione që ai do të nënshkruante.

“De Bruyne dhe Son”, ka thënë fillimisht ai.

“De Bruyne, sepse e admiroj shumë si lojtar. Vizioni i tij, teknika e tij, saktësia e tij. Lojtar i shquar. Asistimet dhe rastet e krijuara që ai bën janë të frikshme”.

“Son, përsëri, një lojtar i jashtëzakonshëm. Shpejtësia, përfundimi dhe qetësia”, ka shtuar më tej Trent.

Liverpooli ka lojtar tashmë të dalluar, por nëse do të ishte mundësia të kishte këtë dyshe në skuadër, do të ishin edhe më të frikshëm.

Related posts

Kombëtarja mbërrin në Shqipëri pas humbjes nga Anglia, lista e ekipit pëson ndryshime para Andorrës

D V

Edhe pse i frikësuar, Ronaldo bën tamponin ndaj COVID-19, Roberto Carlos nuk ndalej së qeshuri

D V

Brenda dhomës së veshjes së Italisë pas ndeshjes: Dukej si ‘fushë betejë’, italianët lanë gjithçka pas vetës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More