Shkup, 21 mars – Mjekja Ivanovska thotë se pacientët të cilët kanë nevojë të vijnë në Termi im ose në ambulancat e nën kujdestarisë, kurse kontrollet e pacientëve të dyshuar për tuberkuloz bëhen në ambulancën modulare. Alergjitë sezonale, përveç infeksioneve bakteriale-virale, janë arsyeja që prindërit i çojnë fëmijët te mjeku.
“Fëmijët vijnë me simptoma akute, temperaturë, kollitje, disa kanë bronkit, infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, kjo është një pjesë e përditshmërisë sonë dhe disa patologji me të cilat punojmë. Me faktin se trendi i asaj përqindje të infeksioneve është në vazhdimësi, sepse shumë prej tyre vijnë nga kolektivi, nga shkolla, le të themi fëmijë që vijnë nga kontakte me infeksione të mundshme, por normalisht ka edhe fëmijë që kanë probleme alergjike.”, – theksoi mjekja në Spitalin e fëmijëve “Kozle”, Julija Ivanovska.
Pesëdhjetë fëmijë po i nënshtrohen trajtimit spitalor, por ka nga ata që kanë nevojë edhe për mbështetje oksigjeni.