Agjencia Zhurnal.mk.

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Shkup, 1 mars – Mundësia që Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit t’i humb zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ka shqetësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kështu, ka thënë Afrim Gashi, kreu i Alternativës, në një intervistë në emisionin “Libero” me Resul Sinanin.

“Aleksandër Vuçiq, cili prej Nju Jorkut dha një deklaratë për ngjarjet në Maqedoni tha se aty po për përfshihet Albin Kurti. Ai dëshiron ta fitojë BDI-në, Ali Ahmetin. Domethënë shfaqte një shqetësim shumë të madh se po humb BDI-ja e po humb Ali Ahmeti. Kjo për herë të parë ndodh. Një president i Serbisë të merakoset pse po humb Ali Ahmeti BDI-ja, ishte shumë indikative për ne dhe unë mendoj se është çështje e taborëve”, ka thënë Gashi.

Sipas tij Albin Kurti ka shfaqur një mbështetje për opozitën dhe për ndryshimin.

“Këtë e ka bërë edhe në vitin 2020, kur s’ka qenë kryeministër, por edhe tash mendon se është i nevojshëm një ndryshim dhe ai normalisht që nuk don të përfshihet në zgjedhjet atje, por ka një mesazh të qartë se ai e mbështet opozitën shqiptare dhe ne e llogarisim.

Gashi tregon se anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që është nga Maqedonia, Bekim Çoku, i cili është partner i kolicionit të opozitës do të jetë kandidat për deputet.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky