“YLLI I JAVËS” për xhiron e 14-të në Superligë është shpallur futbollisti brazilian në radhët e Llapit, Alef Firmino.
Qendërsulmuesi 23-vjeçar i llapjanëve shënoi dy gola në përmbysjen spektakulare që skuadra e tij bëri në ndeshjen kundër FC Ballkani (1:4). Dy golat e tij në këtë përballje ia mundësuan Llapit që të realizojë fitore shumë të rëndësishme dhe të ngjitet në pozitën e katërt në renditjen e Superligës.
Brazilianit, i cili u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 60-të, iu deshën vetëm 11 minuta për të shënuar golin e barazimit (1:1, min. 71) dhe më pas menjëherë edhe golin e epërsisë (2:1, min. 75), duke u bërë kësisoj futbollisti më produktiv i ndeshjes.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Llapit, e ndau Valdrin Imeri, menaxher i shitjes për kredi individuale në BKT.