Agjencia Zhurnal.mk.

Aleanca për Shqiptarët po e pret një “fishkëllim” që ata po e quajnë “ofertë” për hyrje në Qeveri!

Shkup, 18 nëntor – Me javë të tëra po diskutohet mundësia e përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në këtë përbërje qeveritare. Kjo mundësi po krijon dilema të mëdha në opinion, për sa i përket pozicionimit të saktë së ASH-së. Ndryshimet e fundit në këtë parti krijojnë hapësirë edhe për një skenarë të tillë. E sot në ora 12:00, kryetari kësaj partie në detyrë, Arben Taravari, ka realizuar një takim me kreun e qeverisë, Dimitar Kovaçevski, ky takim pikërisht në kohën që në opinion po qarkullon ky diskutim, mbase është edhe një argument shtesë se kemi të bëjmë me diçka konkrete në këtë drejtim. Arsyeja pse kjo temë ngjallë kaq interesim të lartë në opinion, është fakti se Aleanca për Shqiptarët është njohur në vazhdimësi si parti opozitare në kampin shqiptarë, dhe tani opozitë e vetme mbetet vetëm Lëvizja Besa, nëse eventualisht nga ASH marrin “fishkëllimën” apo siç po dëshirojnë ta quajnë ata “ofertën” për tu bërë pjesë e Qeverisë, shkruan Zhurnal.

 

Cili ishte qëllimi i takimit të sotshëm Taravari – Kovaçevski?

Pas përfundimit të takimit Taravari dhe Kovaçevski patën një paraqitje për media ku theksuan bashkërisht se qëllimi i këtij takimi ishte konsultativ sa i përket situatës aktuale politike, gjë që lë edhe më shumë për të dyshuar sepse një takim për aktualitetin politik ishte mbajtur me të gjithë liderët javë më parë.

Kryetari në detyrë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, bëri të ditur se në takim është biseduar për situatën aktuale, për ndryshimet kushtetuese dhe atë se si mundet Aleanca të ndihmojë Qeverinë në tejkalimin e krizës. Ndërkaq, nga ana tjetër kryeministri i vendit ka thënë që gjithçka që flitet për takimin e sotëm me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe për hyrjen e partisë në Qeveri, është në pjesën e spekulimeve.

Kjo mbase vërteton atë që kryeministri po e mohon, sepse qëllimi i këtij takimi ngjanë të ketë qenë më shumë diskutimi për mundësinë e përfshirjes së ASH-së në këtë përbërje qeveritare.

Sa janë gjasat që Aleanca për Shqiptarët të bëhet pjesë e Qeverisë?

Fakti që një gjë e tillë po diskutohet nënkupton se gjasat janë maksimale të ndodhë në të vërtetë. Përpos diskutimit të kësaj çështje, deri në këto momente nuk ka asnjë mohim e kundërshtim nga kjo parti për sa i përket inkuadrimit të tyre në Qeveri. Mes tjerash, pas takimit të sotshëm edhe kreu në detyrë Taravari ka deklaruar që nuk kanë marrë ende ndonjë ofertë konkrete. Aleanca për Shqiptarët për dallim prej kreut të Alternatives, Afrim Gashi i cili pati deklaruar se bashkëpunon me djallin por jo edhe me BDI-në, pa menduar dy herë u fut në Qeveri dhe në bashkëpunim me BDI-në, nga ASH nuk kanë lënë deklarata të atilla, por mbi të gjitha kjo parti ka zhvilluar një opozitarizëm të fortë ani-qeverisë dhe anti-BDI-së.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët ka bërë ndryshime drastike në udhëheqje pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në Tetovë, që pësoi një humbje të thellë, dhe si reflektim i kësaj lideri dhe themeluesi i kësaj partie, Ziadin Sela, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, timonin ia kaloi kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ky i fundit njihet për më shumë tolerancë për sa i përket bashkëpunimit me partitë maqedonase, prandaj edhe një hyrja e tanishme në Qeveri nuk përjashtohet, sepse kemi të bëjmë me Taravarin dhe jo Selën.

Kur je gati të bashkohesh në qeverisje pret ofertë-

Fatki që Arben Taravari deklaroi se nuk kanë marrë ofertë për hyrje në Qeveri, në momentin që do të ketë një ofertë të tillë, ai ka thënë do të jeni të informuar me kohë. Kjo shpjegon qartazi se kemi të bëjmë me një situatë që njëra palë veçse se është e vendosur të bëhet pjesë e Qeverisë, por është në pritje të ofertës. Në një situatë të tillë kemi të bëjmë me një “fishkëllim” që këta po preferojnë ta quajnë ofertë mezi po presin ta dëgjojnë dhe këmbë e duar të shkojnë në Qeveri.

Megjithatë, hyrja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, është një shuplakë e rëndë për votuesin opozitar shqiptarë, tani më në kampin shqiptarë parti e vetme opozitare po ngel vetëm Lëvizja Besa në krye me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Nga ana tjetër, një veprim i tillë do të jetë vështirë i pranueshëm për Alternativen e cila veçmë është pjesë e Qeverisë, e cila duhet të sakrifikoj disa pozita që i pati marrë, e për të cilat shpesh herë thuhej se Alternativa më shumë ka pozita në Qeveri se vota në zgjedhje.

Për BDI-në partinë më të madhe në kampin shqiptarë, dhe më afatgjate në pushtet nuk është se ka ndonjë ndikim negativ hyrja e ASH-së në Qeveri, përkundrazi i krijon përparësi dhe avantazh në garën e ardhshme kurdo që mbahen zgjedhjet. Sepse, kjo krijon në situatë të atillë që të gjithë ata që e kanë kritikuar tani po bashkëpunojnë me BDI-në. /Zhurnal.mk

Related posts

Askush nuk merr përgjegjësi për zjarrin në spitalin e Tetovës

Redaksia

Gjendja me Covid-19 në çerdhet e Tetovës është stabile

D V

12 pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë, nuk kanë djegie, po mjekohen me terapi kundër Covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More