Agjencia Zhurnal.mk.

Aleanca për Shqiptarët: Papërgjegjësinë, krimin dhe korrupsionin në shtet, qytetarët i paguajnë me jetë

Shkup, 26 nëntor – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj aksidentit të fundit fatal që ndodhi në Struma të Bullgarisë.

 

Siç shprehen nga kjo parti, tragjedia ka ndodhur si pasojë e korrupsionit dhe keqpërdorimeve që bëhen nga pushteti, informon Zhurnal.

Theksi në këtë komunikatë vendoset te autobusi i palicencuar në regjistrin elektronik ndërsa është lejuar të lëvizë lirshëm nga Doganat dhe nëpunësit kufitarë.

Ata gjithashtu kërkojnë përgjegjësi edhe për fatkeqësinë që ndodhi në Tetovë në spitalin modular për Covid.

“Tragjeditë në vendin tonë sa vijnë e shtohen, ndërsa pas çdo tragjedie fshihen keqpërdorime, krim dhe korrupsion.

Tragjedia e fundit nga flakët që përfshinë autobusin në Bullgari ka ngritur në këmbë gjithë botën, ndërsa vetëm në vendin tonë aksush nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për 44 jetë të humbura në mënyrën më të dhimbshme të mundur si dhe për të lënduarit që ende po mundohen të shërojnë plagët. Edhe në këtë fatkeqësi, si edhe në të kaluarat, në shesh dolën aktivitete skandaloze. Një autobus që lëviz nëpër rajon pa liçencën e nevojshme, i paevidentuar në regjistrin elekronik e i lejuar nga dogana dhe policia kufitare. Dhe e gjitha kjo përfundoi vetëm me marrjen e liçencës së kompanisë dhe shkarkimin e dy doganierëve. Përgjegjësi në këtë rast duhet të mbajnë ata që deri më sot nuk kanë ndjekur dhe kontrolluar punën e transportuesve edhe pse paraprakisht kishim tragjedinë e Llaskarcës ku poashtu kishte viktima dhe poashtu u konstatua se ka keqpërdorime dhe lëshime skandaloze teknike. Përveç Llaskarcës, përgjegjësi nuk mbajti askush as për 14 viktimat në spitalin modular në Tetovë, ku gjithashtu ministri dhe zëvendës ministri, si dhe drejtori i Spitalit të Tetovës vazhdojnë punën edhe pse u konstatuan shumë lëshime dhe keqpërdorime.

Papërgjegjësinë e funksionarëve të lartë shtetëror, krimin dhe korrupsionin në institucione, qytetarët e paguajnë me jetë, me dhimbje dhe me tragjedi që nuk mbahen mend që nga pavarësia e shtetit”

Aleanca për Shqiptarët

Related posts

Civil: Procesi zgjedhor deri më tani zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike

D V

Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

D V

Shilegov: Niveli i PM 10 grimcave në katër vitet e fundit është në ulje të vazhdueshme, ndërsa ndotja në Shkup më nuk është temë kryesore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More