Agjencia Zhurnal.mk.

Aleanca për Shqiptarët nominoi Remzi Mehmedin për përfaqësues të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 10 prill – Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka nominuar Remzi Mehmedin për përfaqësues të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, informojnë nga kjo parti për MIA-n. 

Më herët, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së në konferencë shtypi bëri të ditur se partia ka caktuar Cvetanka Ivanovën për përfaqësuese të grupit të punës për ndryshimet kushtetuese.

Afati për nominimin e përfaqësuesve të grupit të punës për ndryshime në Kushtetutë që Ministria e Drejtësisë ua drejtoi institucioneve dhe partive politike skadon sot. 

Përveç partive politike parlamentare në grupin e punës në Ministrinë e Drejtësisë përfaqësues të tyre duhet të nominojnë edhe nga kabineti i presidentit të shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ekspertë të fushës të së drejtës kushtetuese. 

Derisa gjatë fundjavës që kaloi u publikuan disa nga emrat e mundshëm të anëtarëve, një pjesë e partive politike në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë u përgjigjën negativisht. VMRO-DPMNE, Alternativa, E Majta, PSM dhe Lidhja Demokratike informuan se nuk do të marrin pjesë në grupin e punës.

Related posts

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky