Agjencia Zhurnal.mk.

Albina Kelmendi për pjesëmarrjen në “Festivalin e Këngës: Meritoj vendin e parë

Këngëtarja, Albina Kelmendi, do të jetë pjesëmarrëse në “Festivalin e Këngës”.

Që kur u publikua lista e këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival,  emri i Albinës, u përmend si një nga zërat më të mirë të skenës shqiptar.

 

Së fundi ajo mori pjesë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Albina foli pikërisht për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Duke folur për këtë pjesë, artistja nga Kosova tha se ndihet e fuqishme dhe e bindur për këngën me të cilën do të konkurrojë, të cilën e sheh si fituese.

Ajo tha se e veçanta do të jetë fakti se do të ngjitet në skenë bashkë me familjen e saj, një gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.

“Arsyeja pse vendosa të marr pjesë është sepse ndihem shumë e fuqishme nga faktorët që më rrethojnë. Në këtë rast nga bashkëpunëtorët e mi, kompozitori dhe tekstshkruesja. Do të ngjitem me familjen time që më bën të ndihem më e fuqishme. Do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e meriton. Meritojmë vendin e parë meqë është dhe një veçanti tjetër që do të ngjitet një familje së bashku në skenë. Ndaj presim që të vlerësohemi ashtu siç e meritojmë. Kësaj herë është më ndryshe. Çdo vit kam pasur kërkesa për të marrë pjesë por nuk e kam ndjerë veten mirë me këngët që më janë ofruar. Këtë vit, përderisa e kam këtë siguri, pres që të vlerësohem me vendin e parë. Është diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe nuk kam dyshim që publiku nuk do ta dojë këngën. Ajo që bën jep ndjenjën më të mirë është publiku po fitova publikun, është gjithçka për mua.”, u shpreh Albina.

Related posts

Arta Nitaj vjen me poza të reja joshëse para pasqyrës, thekson format në veshjen plot stil

D V

Linda Halimi publikon video provokuese, duke vënë në pah linjat e theksuara të trupit

D V

Pas divorcit, Kim Kadashian bën zyrtare lidhjen me Pete Davidson në Instagram

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More