Agjencia Zhurnal.mk.

Albin Kurti mesazh nga Shkodra: Politika të ndjekë vullnetin e qytetarëve për bashkimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u deklarua sot nga Shkodra në lidhje me raportet mes Kosovës e Shqipërisë.

 

Ai u shpreh se politika duhet të ndjekë vullnetin e qytetarëve të cilët në aspektin e bashkimit janë disa hapa para politikanëve.

Nga Shkodra, ku ndoqi nga afër ndeshjen në basketboll mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Sigal Prishtinës, kryeministri në lidhje me ndeshjen u shpreh se ajo është më pak se ndeshje, “sepse jemi bashkë dhe më shumë se lojë, po për të njëjtën arsye”.

“Është kënaqësi të jem sonte në Shkodër. Kjo që do shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje se jemi bashkë dhe më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj që te kjo fushë e bashkimit tonë populli është para politikës kështu që ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e qytetarëve tanë”, u shpreh Kurti.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

Related posts

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

D V

Kosova vështirë se do përmbushë objektivat e Agjendës së Gjelbër, thotë rregullatori evropian

D V

Rama: Me Kurtin jemi miq, besoj se do të bashkëpunojmë për realizimin e projekteve të mëdha në Prishtinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More